75 Mall Live Search
18:49 / E Shtunë, 05 Shtator 2026 / MSH1

Tragjedi në Pejë: Ndërron jetë viktima që u aksidentua më 18 gusht

Një person ka ndërruar jetë, si pasojë e një aksidenti që pësoi në fshatin Loxhë të Pejës, më 18 gusht.

IndeksOnline raporton se bëhet fjalë për banorin nga Deçani, Ismet Alimusaj, i cili po merrte tretman në një spital në Shkup.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot, më 5 shtator 2026, Policia është informuar se një person, i cili ishte aksidentuar më 18 gusht në fshatin Loxhë, ka ndërruar jetë në një spital në Shkup. Trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Rugova.