“Duhen vetëm 46 bashki”, Mazniku: Kundërshtimet ishin të pritshme, nuk cenohet asnjë shërbim për qytetarët

1 Shtator 2026, 18:20Politika TEMA
“Duhen vetëm 46 bashki”, Mazniku: Kundërshtimet ishin

Pavarësisht oponencës së ardhur nga qytetarët e bashkive të vogla, mazhoranca nuk tërhiqet nga propozimi për hartën e re territoriale me 46 bashki.

Për Vizion Plus, hartuesi i reformës nga socialistët, Arbjan Mazniku pranoi se kundërshtimet ishin të pritshme, megjithatë shtoi se shkrirja e bashkive të vogla nuk heq shërbimet por e kundërta.

“Ka disa palë të cilët fitojnë dhe ka disa palë të cilët fitojnë më pak ose ndihen të rrezikuar. Ne jemi nisur me një reformë nga këshillimi që kemi për të siguruar që qytetarët të marrin shërbime më të mira, që investimet në terren t’i bëhen më të mëdha dhe më eficente, që punët publike të administrohen më mirë”, thotë Mazniku.

Qytetarët e bashkive të vogla sipas tij, nuk do t’iu duhet të shkojnë në qytetet e mëdha për të marrë shërbimet nga institucionet vendore.

“Asnjë shërbim i cili sot i ofrohet në njësinë e tyre administrative apo në bashkinë e sotme nuk do tju ofrohet në qytetin që krijohet me ligjin e ri. Ligji i ri krijon bashki, krijon qytetet dhe njësitë administrative. Nuk i ndërron asgjë qytetarit me reformën e re në raport me afërsinë e marrjes së shërbimit”, thotë Mazniku.

Mazniku jep edhe raste specifike ku bashkimi me qytetet e mëdha ka sjellë përmirësim infrastrukture dhe jo vetëm.

“Në Zona si Dardha e Korçës apo Gjinari i Elbasanit, pasi janë bërë pjesë e bashkisë, atje është përmirësuar infrastruktura, është përmirësuar turizmi, është përmirësuar marketingu i këtyre zonave, si zonë turistike”, thotë Mazniku.

Me nisjen e sesionit të ri parlamentar këtë muaj, kjo temë do të sjellë debate në punimet e kuvendit, megjithatë socialistët i kanë të qarta prioritetet.

“Do ketë debate e diskutime, në territor, në bashkitë respektive. E rëndësishme është që ne t’i shpjegojmë qytetarëve të të gjithëve zonave që kemi vënë përpara një propozim i cili sjell nga njëra anë fuqizimin e bashkive, fuqizimin e mendësisë që bashkitë ti shërbejnë në mënyrë më efiçente qytetarëve”, sqaron ai.

Në 31 korrik, Partia Socialiste depozitoi në parlament hartën e re territoriale e cila propozon 15 bashki më pak. Por ky propozim shkaktoi protesta në disa zona të vendit si Përrenjasi, Klosi, Cërriku dhe Poliçani.

18 Komente

  1. E
    Ecni perpara, miratoini vetem 36 bashki

    36 bashki jane perseri shume!

    Përgjigjjuni
    1. C
      Ca Mentaliteti

      Po te ishte ashtu e bente zogu me Austriaket- duhet te jesh i dhtar i Enverizmit jane shume shkruan por cfare Shtet me 36 Bashki qe nuk jane Prefektura nqs e kupton nuk te lene ligjet nderkombetare te ekzistosh si shtet po keshtu si e keni nisur po shkojme drejt Albanise Londineze nje shtet i vogel Shqiptar si monarki vari hebet - A paguan Taksa zotnia.

      Përgjigjjuni
      1. S
        SOKOL LUARASI

        Dore per dore duhet arritur aty ku ishim shume vite me pare me 26 bashki , qe rezultoi te ishte me i miri per nje periudhe te gjate kohe . Dhe gradualisht te arrihet ne 10 Bashki te medha , me organizimin modern sipas standarteve te BE - se.

        Përgjigjjuni
      2. P
        Propaganda boshe

        Problemi nuk është nëse bashkia e vogël do të ekzistojë apo jo në hartë. Problemi është nëse qytetari do të ketë të njëjtin akses, të njëjtën afërsi, të njëjtën përfaqësim dhe të njëjtën cilësi shërbimi pas bashkimit. Këtë nuk e provon dot deklarata se shërbimet ‘nuk do të hiqen’. Për ta provuar, mazhoranca duhet të paraqesë një analizë të matshme të kostos, distancës, personelit, buxhetit, kompetencave dhe rezultateve para dhe pas reformës.” Për sa i përket Dardhës/Gjinarit: “Nuk mund të përdorësh dy raste ku pas bashkimit ka pasur zhvillim dhe të konkludosh se zhvillimi erdhi nga bashkimi. Kjo është ngatërrim i korrelacionit me shkakësinë. Duhet të provosh se çfarë do të kishte ndodhur me këto zona nëse nuk do të ishin bashkuar.”Cili konfigurim prodhon shërbimin më të mirë për qytetarin me koston më të ulët?”Cili mekanizëm garanton që bashkimi nuk do t'i përqendrojë investimet në qytetin qendror? Nëse kapaciteti administrativ është problemi, pse zgjidhja duhet të jetë medoemos ndryshimi i hartës dhe jo forcimi i kapaciteteve? Qeveria duhet të provojë se reforma e re është më e mirë se konfigurimi ekzistues. Dhe prova duhet të jetë konkrete: Pse kjo bashki? Pse ky bashkim? Sa kursen? Sa investon më shumë? Sa shkurton kohën e shërbimit? Çfarë kompetencash do të mbeten në njësitë administrative? Sa larg do të jetë qytetari nga shërbimet? Çfarë ndodh me personelin? Si do të shpërndahen investimet? Çfarë mekanizmi parandalon centralizimin në qytetin kryesor? “Zoti Mazniku, po thoni se bashkimi i bashkive do të sjellë shërbime më të mira, investime më efikase dhe nuk do të largojë asnjë shërbim nga qytetari. Na tregoni analizën e matshme: sa minuta do t'i kursehet qytetarit, sa do të ulet kostoja për banor, sa do të rritet investimi për banor dhe cilat kompetenca konkrete do të mbeten në njësinë administrative? Sepse ekzistenca e një zyre në njësinë administrative nuk është e njëjtë me aksesin në shërbim dhe ekzistenca e një bashkie më të madhe nuk është provë e efikasitetit më të madh.”

        Përgjigjjuni
        1. .
          .

          E tillë analizë në një koment nën një artikull të Meros është e çuar dëm. Shpresoj të jetë një gjë që e ke gati se e ke përdorur diku tjetër.

          Përgjigjjuni
        2. L
          Lindita

          Sa me pak aq me mire perzerini edhe pak qytetare qe kane ngelur pika ju rrente

          Përgjigjjuni
          1. t
            tjetri

            O Maznik Golloborda , thuaje troc ke zbatuar nje urdher politik dhe kaq. Munde ti beje edhe 36 sic ishin ne kohen e dulles 36 rrethe .... po mos u mundo te na mbushesh mendjen jo sherbime me te mire e jo terci e verrci se nuk ka asnje analize sic i permend edhe komentuesi me siper.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Eksperti

              Kryetar bashkie duhet një model i ngjashëm me kryetarin e komitetit dikur që përgjigjej pë të gjithë punët e bashkisë(rrethit) ose si kryetarët bashkive në Amerikë.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Natasha

                Po Qarku pse duhet kur po behet riorganizimi i Bashkive????? Sa me i vogel nr i Bashkive dhe i administrates gjigande dhe me nivel shume te ulet profesional dhe pa integritet qe jane ne to.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tironsi

                  Ti o Maznik, vetëm për atë mbikalimin përçud që ke bërë te Shqiponja, duhet tl mos dilje më nga burgu. Po përderisa të jetë Sulltan psikopati në pushtet, vazhdo bëj si i ditshëm.

                  Përgjigjjuni
                  1. Zu

                    Kjo reforme ul dhe zbeh perfaqesimin e popullit, çfare lehteson ose ia ben terrenin shesh abuzimit me pronat. Shqiperia po trajtohet sikur ka lindur me 1945: dmth, pa tradite, pa histori etj Spastrim etnik i ngadalte dhe pa zhurme, i maskuar me arsye te rreme

                    Përgjigjjuni
                    1. x
                      xhambazi

                      Ke te drejte po edhe shqiperia s ka neveoje per 140 hajduta ne kuvend rrobqira dhe rrobqire por vetem per 80

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sajmir Xhavalla

                        E kam thene dhe me pare, duhen 26 bashki, aq sa ishin rrethet ne monizem, plus nja 10 te tjera si Kamza, Vora, Kavaja, Kucova etj., per shkak te levizjeve demografike etj Pra jo me shume se 36.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Didani

                          KA VETEM NJE PYETJE TE THJESHTE ,PER TE NXJERRE KONKLUZIONIN!!! BASHKIA PRESUPOZON TE JETE NJE NJESI ORGANIZATIVE ,QE TJU PERGJIGJET QYTETAREVE PER TE GJITHA NEVOJAT,PERFSHIRE DRITAT,UJIN,RRUGET ,PLEHRAT,MBROJTJEN SOCIALE ETJ. A do te ishte ne gjendje p.sh. Policani ,apo Cerriku,tju pergjigjet qytetareve te vet me gjithe keto nevoja qe ka njesia? A do grumbullonte taksa mjaftushem ,per te perballuar shpenzimet e njesise administrative? Une theme nje JO te madhe. Pra, njesite e vogla eshte mire te bashkohen me me te medha dhe me te fuqishme,per investimet dhe infrastrukturen ,dhe disa sherbime per qytetaret mund ti mbaj nje ose dy nenpunes ne qendrat e vogla. Ata mund te koordinojne edhe punet dhe nevojat me bashkite e medha,me te cilat do bashkohen!

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Dursakja

                            Boll mashtruat mbi një dekadë e gjysmë, jeni të pabesueshëm totalisht dhe shumë të neveritshëm, nuk mund t'ju shikojmë dhe t'ju dëgjojmë, tashmë ndërrojmë stacionin sapo ju shikojmë në ekran, tani veç keni të sigurtë urrejtjen mbarëpopullore, ajo pavarësisht nuk duket shumë por vlon në shpirtrat e shqiptarëve edhe pse e dimë që nuk e besoni. Ju ka mundur ligësia,që mbarti brenda vetes, tashmë fundi juaj është më se i sigurt. Të zgjuarit i paraprinë të ardhmes, por aman të mos fitosh nga përvoja do të thotë se jemi me të meta mendore, kjo është pjesërisht e vërtetë sepse shkaku Politika skllavëruese 36vjeçare.

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Lumja Cerrik

                              Kurre nuk e kam kupruar se perse paguhen 200 mije leke ne muaj , 1 antar i keshillit bashkiak .. Ti japesh 200 mije leke ne muaj pse 1 antar i keshillut bashkiak pse ai merr pjese nje here ne muaj ne mbledhje , nderkohe qe cdo vendim - marrje behet vetem nga Kryetari i Bashkise , sepse edhe Kryetari i keshillit bashkiak nuk k asnje fuqi vecse te jete thjesht fizikisht aty , te firmose dhe vulose vendimet e mbledhjes.. Me shume se 3 here kam depozicuar prane keshillit bashkiak letra nga spitale dhe doktore , por askush nuk me eshte pergjigjur , jo me tme kete zgjidhur pune... Turp tju vije..

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Devolliu

                                Reforma per teritorialen eshte me se e drejte , sepse edhe ne bote nuk gjenden bashki me kaq pak njeres ne teritor. Por kjo duhet te shikohet ne menyre te vecante per Parlamentin, qe ne asnje vend te botes nuk gjen nje numur aq i fryre deputetesh edhe 100 do ishin shume.

                                Përgjigjjuni
                                1. H
                                  Hakiu

                                  Per 2 miljon banor mjaftueshum,sa Budapesti me 46 lagjet e tija.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje