Tre mjekë të maternitetit të Pogradecit, nën hetim për vdekjen e 36-vjeçares shtatzënë

1 Shtator 2026, 11:40Kronika TEMA
Tre mjekë të maternitetit të Pogradecit, nën hetim për

Tre mjekë të maternitetit të Pogradecit janë vënë nën hetim lidhur me vdekjen e një 36-vjeçareje shtatzënë, e cila ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Tiranës.


Bëhet fjalë për dy kirurgë dhe një mjek reanimator, të cilët po hetohen për rastin.


“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: B. D., 35 vjeçe, banues në Elbasan, A. T., 40 vjeç, dhe S. Ç., 34 vjeç, të dy banues në Pogradec, me detyrë mjekë në maternitetin e Pogradecit”, njofton policia.


Sipas Policisë, 36-vjeçarja, e cila ndodhej në muajin e shtatë të shtatzënisë, është ekzaminuar nga tre mjekët në maternitetin e Pogradecit. Gjatë rrugës drejt Tiranës, gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar.


Për shkak të gjendjes së rënduar, ajo u dërgua menjëherë në maternitetin e Elbasanit, ku edhe humbi jetën.

2 Komente

  1. 1
    17 nentori

    Beni shume mire qe hetoni mjeket. Por pse nuk hetoni edhe infrastrukturen edhe logjistiken perkatese. Ka shume pyetje per rastin por une do bej vetem nje. Pse e ndjera u nis me autoambulance ne ate gjendje te rende edhe nuk u nis me Helikopter?? Apo helikopteri eshte vetem per te cuar Ramen ne Dhermi apo ne Korce kur rreshqet rruga edhe bllokohet aksi kombtar?!

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      Atje ne pogradec nuk e di tani, por kam te njohur qe kane nje opinion shume te keq per ate strukture. Kushte higjenike jashte ç'do standarti ne ate strukture, duhet te paguaje mire qe te te shifnin me nje sy mbikqyres, kujdesi per nenat e sapo lindura eshte afer zeros, rrezik per infeksione me baktere te renda per te sapolindurin dhe nenen, ishin shume te larta, tani une nuk e di se sa ka ndryshuar gjendja ne ate martenitet, por nuk besoj te kete ndryshuar radikalisht per mire, disa parregullsi qe kishin artitur normalitetin, veshtire se ndryshojne lehtesisht. Uroj qe organet hetuese te emerojne nje ekip te pa varur, dhe te kapshem qe te mund te beje nje autoosi te rregullt dhe te dalin shjaqet se çfare e coi ne vdekje nenen e re dhe foshnjen e saj. Ka ardhur koha qe drejtesia ne Shqioeri te mos hezitoje te aplikoje maksimumin qe ligji u lejon kunder abuzimeve qe behen me shendetin e shqiptareve!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje