Rregullorja e re e GJKKO-së, e cila ka hyrë në fuqi nga 1 shtatori mes kundërshtimeve të forta të komunitetit të medias, shoqërohet edhe me një formular akreditimi që ngre pikëpyetje serioze për mënyrën se si Gjykata e Posaçme po e trajton aksesin e gazetarëve.
Për t’u akredituar, gazetarëve, kameramanëve, fotografëve dhe punonjësve të tjerë të medias u kërkohet të dorëzojnë një sërë të dhënash personale, ku veç emrit e datëlindjes, iu kërkohet të dhëna si adresa e banimit dhe vërtetime nga puna
Por kërkesat nuk mbarojnë këtu.
Formularit duhet t’i bashkëngjitet kopje e dokumentit të identifikimit, fotografi për kartën e akreditimit dhe vërtetim nga media që konfirmon marrëdhënien profesionale të gazetarit me redaksinë. Për gazetarët freelance kërkohen prova të aktivitetit profesional gjatë 12 muajve të fundit.
Pra, për të raportuar nga një institucion publik, gazetari duhet t’i dorëzojë GJKKO-së jo vetëm identitetin, por edhe adresën ku banon dhe dokumente që provojnë se ku punon.
Ironia është se edhe pasi kalon gjithë këtë procedurë, akreditimi nuk i jep gazetarit automatikisht të drejtën për të filmuar, fotografuar apo transmetuar seancat gjyqësore. Për këto duhet një autorizim tjetër nga organi kompetent i Gjykatës.
Ky formular vjen si pjesë e një rregulloreje që është kundërshtuar fort nga organizatat e gazetarëve, të cilat e kanë cilësuar censuruese dhe kufizuese për të drejtën e informimit.
Kundërshtimet lidhen me ndalimin e telefonave dhe regjistruesve në sallë, kufizimin e filmimeve, rotacionin e gazetarëve kur nuk ka vende të mjaftueshme dhe procedurat paraprake për aksesin në seanca.
Tashmë listës i shtohet edhe formulari i akreditimit: një procedurë ku gazetarit i kërkohet të deklarojë ku banon, të provojë ku punon dhe të dorëzojë dokumentacion personal, vetëm për të marrë një kartë që sërish nuk i garanton të drejtën për të ushtruar lirisht punën e tij brenda GJKKO-së.
Erjon Bani eshte bere per tu lidhur, pastaj le të gjykohet në se është për paraburgim apo per kurim tek spitali 5.
Pas REPUBLIKES SE PROKUROREVE kerkohet te ngrihet edhe REPUBLIKA E GAZETAREVE. Ne kete shtetin tone te gjith duan te punojen e te veperojen sipas qejfit te tyre. Kam mesuar se ne te gjitha gjykatat e Europes gazetaret qe mbulojen gjyqet mbushin nje formular pak a shume te tille. Ne SHBA nuk te lejojen te filmosh apo te kerkosh nje intervist brenda gjykates qe te hyrja kryesore. Ketu ha diskutim qe per gjyqe qe ka interes te gjer popullor si per shembull rasti i Erjon Velis qe eshte i zgjedhur si kryebashkiak por ne fund vendimet i merr gjykata.
Duket se, organet e drejtësisë në Shqipëri, po përpiqen, gjithnjë e më shumë për pavarësi nga mediet, organet ekzekutive dhe ato legjislative. Po endrrojnë një shtet brënda shtetit. U duhet ulur hunda, para se të bëhet vonë. Ato janë mbushur me berishistë, me juristët e Plepave dhe, shqipfolës antishqiptarë.
O Tema, po çfarë shkruani. Po ajo që kërkohet nga gjkko është gjëja më normale, që zbatohet në të gjithë botën...