“Riatdhesimi, çështje e sigurisë kombëtare”, eksperti Xhavit Shala: Të kthyerit nga Siria duhen riintegruar

1 Shtator 2026, 16:00Sociale TEMA
“Riatdhesimi, çështje e sigurisë kombëtare”,

Misioni i fundit i riatdhesimit të shqiptarëve nga kampet në Siri solli në Shqipëri 5 shtetas, gra e fëmijë, të cilët, sipas ekspertëve, duhet ti nënshtrohen një procesi shumë të rëndësishëm rehabilitimi dhe riintegrimi. Ky proces konsiderohet prej tyre si çështje e sigurisë kombëtare.

“Ne duhet të punojmë për një rehabilitim, për një rintegrim të tyre në mënyrë që këta të mos kthehen në problem sigurie. Nesër rehabilitimi dhe integrimi i tyre është çështje dhe unë duhet ta konsideroja edhe një çështje të sigurisë kombëtare sepse në qoftë se ky proces do dështojë ata do ndjehen të veçuar nga shoqëria dhe pastaj ata bëhen objekt që mund të kalojnë në faza të tjera që mund të kthehen në problematikë për veten e tyre, për familjen e tyre, por edhe për shtetin”, tha eksperti.

Profesori i Asociuar Xhavit Shala, thotë për Radio Televizionin Shqiptar, se programet duhet të jenë individuale, shumë të kujdesshme dhe ndër sektoriale.

“Në radhë të parë duhet një vlerësim individual. Në qoftë se ne i marrim gratë për shembull mund të kenë përfshirje të ndryshme në ato procese atje dhe është akomodimi, është trajtimi social, puna me psikologun, me sociologun, me janë një sërë veprimesh, sidomos problemi i madh është për fëmijët. Fëmijët duhen trajtuar si viktima të një procesi e të një ambienti ekstremist. Është një proces i vazhdueshëm. Është një proces i vështirë. Kalojmë në radhë të parë tek vlerësimi juridik. Këto do kalojnë edhe këto në një proces dekriminalizimi dhe në një proces tjetër rehabilitimi, në një proces tjetër integrimi”, u shpreh Shala.

Rreth 144 shtetas shqiptarë iu bashkuan konflikteve në Irak dhe Siri gjatë viteve 2012-2015. Në vijim, Qeveria Shqiptare ka realizuar 5 operacione për të riatdhesuar nga kampi Al-Hawl në Siri, 44 gra dhe fëmijë, të cilët janë përfshirë në një proces rehabilitimi dhe riintegrimi.

17 prej tyre fëmijë, disa të lindur në Siri dhe disa të marrë nga prindërit e tyre për t’iu bashkuar ISIS.

Shqipëria njeh si të vrarë në Siri 30 shqiptarë ndërsa në Siri dyshohet se janë edhe 12 shqiptarë të tjerë të cilët kanë qenë në kampet siriane, gra dhe fëmijë, kryesisht jetimë, si dhe 10 burra të tjerë shqiptarë në burgje dhe një pjesë tjetër të cilëve nuk u dihet fati.

3 Komente

  1. D
    Detari

    Tradheti. Nuk duhen lejuar te kthehen kopilet e pjelle nga arabe.

    Përgjigjjuni
    1. 6
      600 vjet nuk u poqe o shqiptar kokloqe

      hajde xhavit llari hajde, jo po do ngritur dhe institucion per keta 5 persona B.Q

      Përgjigjjuni
      1. U
        Universi shpresa ime

        Po pse ? Kujt i hyjn në pun kta këllira.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje