• Kontakt
Saturday, September 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Konflikti mes biznesmenëve në Vlorë, Bardhi: Lejet me firmën e Ramës krijuan mbivendosjen e pronave

20:14 : 04/09/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit të Edi Ramës për shpronësimin e dy investitorëve të përfshirë në konfliktin me armë në Orikum.

Bardhi e ka cilësuar vendimin si ‘gjoba e Edi Ramës për shqiptarët’, duke argumentuar se shpronësimi nuk ndëshkon individët e përfshirë në konflikt, por sipas tij u garanton atyre kompensim me para publike.

Siç raportoi më herët Boldnews.al, Bardhi thekson se në themel të konfliktit qëndron përplasja e pronësisë dhe mbivendosja e pronave për dy projekte, për të cilat është dhënë miratimi nga vetë Edi Rama.

Reagimi i Bardhit:

Gjoba e edi ramës për shqiptarët

Lexo edhe:

“Nuk shitet Shqipëria por qeveria!”/ Mbyllet nata e 98-të e revoltës qytetare

Shtëpi të djegura e dhjetëra familje të evakuara/ Rama thotë se zjarri në Himarë nuk vrau njeri!

“Rama deklarojë një ulllishte publike në tokën e sherrnajes”, reagon Gazment Bardhi: Gjobë e Edi Ramës për shqiptarët, SPAK të mos hesht.

Vendimi i Kryeministrit për të shpronësuar dy investitorët që u përplasën me armë në Orikum nuk i ndëshkon dy individët e dhunshëm se i prishën imazhin turistik Shqipërisë. Përkundrazi, siguron që skandali, i cili e ka burimin tek vendimmarrja dhe firma e vetë Edi Ramës, të mbyllet me shpejtësi dhe, njëkohësisht, u garanton dy biznesmenëve kompensim prej miliona eurosh.

Edi Rama përpiqet ta paraqesë si një histori banale, por në themel të saj qëndron konflikti i pronësisë dhe mbivendosja e pronave për dy projekte ku firmën e ka vendosur vetë Edi Rama.

Njërin prej biznesmenëve Edi Rama e ka shpallur investitor strategjik, i ka vënë në dispozicion mbi 200 mijë m² tokë publike për të ndërtuar dhe i ka dhënë bregdetin në përdorim për 99 vjet. Tjetrit i ka dhënë leje për një projekt të ngjashëm. Pyetja është: si jepen me firmën e Edi Ramës të drejta zhvillimi mbi prona që rezultojnë të mbivendosura? Pse atë që Edi Rama na thotë se e zbuloi tani, pasi u nxorën armët, nuk e zbuloi kur ai firmoste statusin e investitorit strategjik dhe vinte në dispozicion pasuri të çmuara publike?

Këtë model që vjen erë korrupsion, Partia Demokratike e ka kundërshtuar prej disa vitesh. Bashkë me qytetarët në protestë dhe në përputhje me kërkesat e Bashkimit Europian, kemi kërkuar zyrtarisht që ligji për investimet strategjike të shfuqizohet.

Në vend që t’i heqë statusin e investitorit strategjik, të shfuqizojë ligjin e tij korruptiv, të anullojë lejet mbi pronën në konflikt dhe t’i çojë për ndjekje penale ata që mund të kenë fallsifikuar dokumentet e pronësisë, Edi Rama zgjedh t’u vendosë një gjobë shumëmilionëshe shqiptarëve për të dëmshpërblyer biznesmenët problematikë që u fuqizuan gjatë pushtetit të tij.

Sepse shpronësim do të thotë kompensim me para publike. Biznesmenët në konflikt do të paguhen me paratë e mbledhura nga taksat e shqiptarëve. Sipas vendimit të Edi Ramës, ne të gjithë do të paguajmë miliona euro për të mbyllur një konflikt që ai dhe institucionet e drejtuara prej tij kishin detyrimin ta parandalonin përpara se të firmoseshin statusi i investitorit strategjik dhe lejet e ndërtimit.

Interesi i vërtetë publik, jo ai i “lulishtes me ullinj”, kërkon që institucionet e drejtësisë të veprojnë për të nxjerrë përgjegjësinë penale për këtë skandal. Është shumë e qartë se, minimalisht, Edi Rama përmbush elementët e shpërdorimit të detyrës dhe hetimi duhet të nisë prej firmës së tij për investitorin strategjik deri tek qendrimi i sotëm i pajistifikuar për shpronësim.

Mirë është që SPAK të mos heshtë. Ky nuk është as një sherr banal, as një çështje etike qytetare apo imazhi të turizmit. Duhet hetuar nëse Kryeministri po përpiqet të mbyllë me sa më pak zhurmë dhe me shumë milionë euro të shqiptarëve një problem të krijuar me firmën dhe vullnetin e tij.

LEXO EDHE:

Lejet e Edi Ramës i vunë zjarrin sherrit në Radhimë/ Çfarë pretendojnë Vasil Bedinaj dhe Luan Muça

Etiketa: Edi Ramagazment bardhiRadhimeshpronesimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nuk shitet Shqipëria por qeveria!”/ Mbyllet nata e 98-të e revoltës qytetare

22:54 : 05/09/2026
AKTUALITET

Shtëpi të djegura e dhjetëra familje të evakuara/ Rama thotë se zjarri në Himarë nuk vrau njeri!

22:40 : 05/09/2026
AKTUALITET

Pas fjalimeve në Bulevard, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

21:20 : 05/09/2026
AKTUALITET

Pagat e magjistratëve/ Nuri: Alarm për shtetin e së drejtës! Të informohet Brukseli

21:01 : 05/09/2026
AKTUALITET

Është krizë përfaqësimi jo informimi

20:48 : 05/09/2026
AKTUALITET

“Pushtet i rrezikshëm”/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

19:57 : 05/09/2026
Para

Zjarr në Picar të Gjirokastrës, flakët drejt banesave

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e diel, 6 shtator 2026

23:00 : 05/09/2026

“Nuk shitet Shqipëria por qeveria!”/ Mbyllet nata e 98-të e revoltës qytetare

22:54 : 05/09/2026

Shtëpi të djegura e dhjetëra familje të evakuara/ Rama thotë se zjarri në Himarë nuk vrau njeri!

22:40 : 05/09/2026

Paketa e Maleve/ Kush e dogji Himarën dhe a duhen blerë zjarrfikëse në vend të 1 mln € për tallava?!

22:26 : 05/09/2026

Kundër shkrirjes së bashkisë, qytetarët e Divjakës sërish në protestë

22:15 : 05/09/2026

21 vatra zjarri në 24 orë, 11 vijojnë të jenë aktive

22:08 : 05/09/2026
Foto ilustruese

Operacion “blic” në Sarandë/ Sekuestrohen armë dhe drogë, disa të arrestuar

21:51 : 05/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

f1 casinoiptvbetcioEscortes Belgiqueşile escortMarsbahisMarsbahisiptvdeneme bonusuanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetthe luxe casinothe luxe casinoromabetgrandpashabetgrandpashabetligobet1xbethuhubetdeneme bonusujojobetJojobetcasibomjojobet girişextrabetpusulabetCasibomjojobetcasibommarsbahisBahsegelsekabetMarsbahisgrandpashabet