Frazat për xhelozinë na kanë shoqëruar gjithmonë në kuptimin e një emocioni kompleks dhe universal. Nëpërmjet fjalëve të autorëve dhe mendimtarëve të mëdhenj, mund të eksplorojmë ngjyrimet e kësaj ndjenje, e cila shpesh ndërthuret me dashurinë dhe frikën se mos humbim dikë.
Citime për xhelozinë nga autorë të famshëm:
Xhelozia është pjesë e atyre shtresave të ndjeshme, të cilat, si dhimbja, mund të përkufizohen si normale. Kur duket se mungon në karakterin dhe sjelljen e një njeriu, është e justifikuar të arrihet në përfundimin se ai ka pësuar një ndrydhje të fortë, për të kryer një funksion edhe më të rëndësishëm në jetën psikike të pavetëdijshme. (Sigmund Frojd).

Nuk është dashuria e verbër, por xhelozia. (Laurenc Durell).
Xhelozia duhet të futet në dashuri, si arrëmyshku në ushqim. Duhet të jetë aty, por nuk duhet të ndihet. (Francesko Algaroti).
Për xhelozinë, asgjë nuk është më e tmerrshme se e qeshura. (Fransuaz Sagan).
Ky pasion i madh, fisnik, i këndshëm, i vetmi simbol i vërtetë i dashurisë, pse jo edhe alteregoja e saj. (Balzak).
Kjo e mirë fitohet nga pabesia e grave: e cila shëron xhelozinë. (Zhan dë la Brujere).
Si njeri xheloz, vuaj katër herë: sepse jam xheloz, sepse qortoj veten që jam i tillë, sepse kam frikë se xhelozia ime do të përfundojë duke lënduar tjetrin, sepse e lë veten t’i nënshtrohem këtij banaliteti: vuaj nga të qenit i përjashtuar, nga të qenit agresiv, nga të qenit i çmendur dhe të jesh si gjithë të tjerët.
Të jesh xheloz është të jesh në përputhje me rregullat. (Roland Barts)

Kujdes, zonja, nga xhelozia: është përbindëshi me sy të gjelbër, ai që tallet me ushqimin me të cilin ushqehet. (Shekspiri)
Frazat për xhelozinë na ofrojnë mundësinë për të eksploruar brendësitë e këtij emocioni, duke kuptuar më mirë reagimet dhe ndjenjat tona. Nëpërmjet fjalëve të autorëve të mëdhenj, ne mund të njohim normalitetin e kësaj gjendjeje shpirtërore dhe të gjejmë ngushëllim në njohurinë se nuk jemi të vetëm në përjetimin e saj.