
Olimpi banohet nga shumë perëndi, madje edhe të vogla, ndër to Orët përfaqësojnë kohën dhe stinët. Të ndryshme në numër, të adhuruara në Egjipt dhe në botën greko-romake, këto hyjni gjithmonë kanë frymëzuar mitologjinë, letërsinë dhe artin. “Metamorfozat” e Ovidit, një enciklopedi e vërtetë e paganizmit, ofron një sërë mitesh që mbështesin idenë e rëndësishme të fesë pagane në bujqësi. Në mitin e Phaethonit, Orët përshkruhen si të bukurat e dheut që përgatisin karrocën e Phaethonit me stoli dhe frerë. Ato janë vajzat e Zeusit dhe Temisit, perëndeshës së drejtësisë, fillimisht tre, por më vonë do të arrijnë në 24: Eumonia – ligji; Dike-drejtësia dhe Irene – paqja. Krahasuar me Ovidin, listën e perëndeshave e pasuruan edhe autorë të tjerë me emra hyjnish që përfaqësojnë origjinën e kultit të tyre agrar. Perëndeshat kujdeseshin për kuajt e karrocës së Diellit dhe ishin rojet e Olimpit dhe rregullit të kohës. Ishin motrat e Moiresë, që me kalimin e kohës u identifikuan me stinët (tre në numër, sepse grekët nuk e dallonin verën dhe pranverën). Orët ishin vajza të bukura, në duar mbanin një lule dhe një bimë të vogël, ishin zeshkane dhe të padukshme, të cilat me kalimin e kohës nuk dalloheshin.

Në Athinë u nderuan me kultet Argos, Korinth dhe Olimpia, qytetet më të rëndësishme të Greqisë. Mitologjia romake i nderoi njëlloj, veçse nuk u dha rëndësinë e perëndive të tjera. Po ashtu i zotëroi edhe arti me “Vallja e orëve”, apo Foscolo në letërsi kur shprehet: “nuk do të kërcejnë orët e ardhshme”, sepse për të nuk do të ketë më të ardhme. Është lamtumira e botës klasike e admiruesit të saj të fundit. Ndërsa në Egjiptin e lashtë Orët janë dymbëdhjetë perëndesha, të cilat nderohen si bija të perëndisë Ra dhe përfaqësohen në formë njerëzore dhe përfaqësojnë personifikimin e kohës kundër Kaosit të frikshëm. Orët e mbrëmjes karakterizoheshin nga epitete, që nxirrnin në pah funksionin e tyre të lidhur me një fe shumë më pak të qetë se ajo greke, edhe pse më shpirtërore. Perëndeshat përfaqësohen edhe në varret e faraonëve si ai i Thutmose III dhe Ramses IV, me imazhin e shtypjes së gjarprit të keq.