Shkrimtarja franceze Simonë dë Bovuar konsiderohet si pionierja e feminizmit modern. Ajo jo vetëm jetoi si një grua e pavarur, duke hedhur poshtë rolin mbështetës që shoqëria i impononte, por e teorizoi zgjedhjen e saj në një libër që u bë Bibla e lëvizjes feministe të vitit 1900. Rrugëtimi i saj është edhe më i jashtëzakonshëm, nëse marrim parasysh vendin që shoqëria më pas u dha grave. Kjo intelektuale franceze ia kushtoi jetën dhe veprën e saj triumfit të lirisë dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Rritja, pjekuria, plakja, vdekja – kalimi i kohës është i paracaktuar, i pashmangshëm.

Ekziston vetëm një zgjidhje, nëse nuk do që pleqëria të jetë një parodi absurde e jetës sonë të mëparshme, dhe ajo është të vazhdojmë të ndjekim qëllime që i japin ekzistencës një kuptim – përkushtim ndaj individëve, grupeve ose kauzave, sociale, politike, intelektuale ose punës krijuese. Në pleqëri duhet të dëshirojmë të kemi ende pasione aq të forta, sa të na pengojnë të kthehemi tek vetvetja.

Jeta e dikujt ka vlerë për sa kohë që i atribuon vlerë jetës së të tjerëve, me anë të dashurisë, miqësisë, indinjatës, dhembshurisë.

Disa aforizma:

Jemi të vetëdijshëm, se çdo njeri është i vdekshëm, por jo se njerëzimi duhet të vdesë.

Gruaja është gjithçka që burri kërkon dhe gjithçka që ai nuk mund ta arrijë.

Të duash të jesh e lirë, është gjithashtu të duash që të tjerët të jenë të lirë.

Një grua e lirë është saktësisht e kundërta e një gruaje të lehtë.

Askush nuk është më arrogant ndaj grave, më agresiv apo përçmues, sesa një burrë i shqetësuar për burrërinë e tij.

Një grua që nuk ka frikë nga burrat, i frikëson ata.

Plaga më e madhe e njerëzimit nuk është injoranca, por refuzimi për të ditur.