Një video e rëndë është bërë virale në Turqi, ku tregohet dhunën që nënkryetari i partisë “CHP”, Berhan Simsek ushtron ndaj partneres së tij. Pamjet janë filmuar nga kamera e sigurisë që ndodhet në banesën ku çifti qëndron dhe dyshohet se datojnë që në vitin 2021.
Në pamje, Sismek shihet teksa ulet pranë Ozlem Sanver dhe fillimisht e godet në këmbë. Kur ajo përpiqet të marrë telefonin, ai e fut me forcë brenda banesës, ku dyshohet se vijoi dhuna.
Sanver tashmë ka bërë kallëzim ndaj Simsek, dhe gjykata i ka caktuar asaj një urdhër-mbrojtjeje. Në padinë e saj, Sanver deklaroi gjithashtu se ishte viktimë e rrahjeve, fyerjeve, kërcënimeve dhe arrestit shtëpiak nga Simsek, me mediat turke që raportojnë se ankesat e saj u konfirmuan nga një mjek ligjor që e ekzaminoi atë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/