Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një deklaratë të fortë, teksa tha se do i kërkojë qytetarëve të Evropës të paguajnë të gjithë borxhin e krijuar, për shkak të ndihmave që SHBA-të i kanë dërguar Ukrainës.
Në një postim në rrjetin social “Truth Social”, Trump ka thënë se Ukrainës i janë dhënë qindra miliona dollarë falas, me garancinë se Evropa do paguante borxhin. Presidenti amerikan nuk specifikoi se cilat vende duhet të paguanin.
“Qindra miliarda dollarë iu dhanë Ukrainës dhe NATO-s, falas, për të cilat Evropa do të paguante – nëse do t’u kërkoheshin, por ne do t’i kërkojmë ato para, megjithëse disi me vonesë!” shkroi Trump.
Në postimin e tij, Trump hodhi poshtë gjithashtu raportet se ushtrisë amerikane po i mbaronin municionet në luftën e saj kundër Iranit.
“Ne kemi sasi praktikisht të pakufizuara municionesh të gradës së mesme deri të lartë”, shkroi ai, duke shtuar se municionet po prodhohen në “nivele të papara më parë”.

Trump tha se Uashingtoni po grumbullonte rezerva dhe po përgatitej për situata të paparashikuara dhe kishte pezulluar përkohësisht shitjet e armëve jashtë vendit.
Presidenti amerikan ka kërkuar prej kohësh që evropianët të marrin përsipër më shumë koston e mbështetjes perëndimore për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë, e cila filloi më shumë se katër vjet më parë. Departamenti Amerikan i Shtetit tha në mars të vitit të kaluar se Uashingtoni kishte “ofruar 66.9 miliardë dollarë ndihmë ushtarake që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt 2022 dhe afërsisht 69.7 miliardë dollarë ndihmë ushtarake që nga pushtimi fillestar i Ukrainës nga Rusia në vitin 2014”.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/