TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur disa ditë më parë në autostradën Tiranë-Durrës, ku këngëtari i muzikës popullore, Joz Marku, ka dhunuar Eduart Kuçin, personazh i Përputhen dhe Big Brother Kosova, pas një sherri që kishte nisur mes tyre në rrjetet sociale.
Siç shihet dhe nga pamjet, një grup i madh njerëzish e dhunojnë Kuçin, ndërsa në mesin e tyre ka dhe persona të veshur me kamuflazh policie, dhe me maska. SHEKULLI mëson se ngjarja e rëndë është zhvilluar rreth 10 ditë më parë në autostradën Tiranë-Durrës, ku Marku dhe shoqëruesit e tij i kanë bllokuar rrugën Kuçit, duke e nxjerrë nga makina, duke e dhunuar, dhe më pas duke e detyruar që të ulet në gjunjë dhe të kërkojë falje.
Por kjo nuk mjaftoi! Joz Marku, ishte kujdesur në detaje, që e gjithë skena të xhirohej dhe më pas të hidhej për konsum në rrjetet sociale, si për të treguar që ai është i forti. Ajo që është më alarmante në këtë histori, është heshtja e Policisë dhe mosmarrja e asnjë mase për shoqërimin e dhunuesve, që janë vetëidentifikuar, pasi video e krimit është shoqëruar dhe shpërndarë pikërisht prej tyre.
SHEKULLI kontaktoi me Policinë e Tiranës, nëse janë marrë masa për rastin, ndërsa na u tha se po punohej për zbardhjen e ngjarjes. Për Markun, aktiviteti ka vijuar si normalisht, gjatë ditës së djeshme ai ka qenë duke mbajtur koncertet e tij në Kukës, ndërsa gjatë ditës së shtunë do të jetë i pranishëm në një performancë në një klub në zemër të Tiranës.


Nuk dihet se çfarë i duhet policisë më shumë sesa pamjet, për të bërë shoqërimin e këngëtarit, ndërkohë që Kuçi është shfaqur me fashë në kokë disa ditë pas ngjarjes, në rrugët e Tiranës. /SHEKULLI
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/