Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fier-Shegan-Kuçovë. Raportohet se një automjet i tonazhit të rëndë, tip trajler, ka përplasur dy makina të tjera. Dy prej mjeteve kanë pësuar dëme të konsiderueshme, ndërsa një e re ka mbetur e dëmtuar dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës.
Automjeti që drejtohej nga e reja ka përfunduar i përplasur me një shtyllë të tensionit, ndërsa një automjet tjetër, tip “Audi” ka pësuar dëme materiale. Ende nuk është e qartë dinamika e plotë e aksidentit dhe nëse përplasja mes dy automjeteve ka ardhur si pasojë e manovrave të trailerit.
Pas mbërritjes në vendngjarje, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive. Ndërkohë, shërbimet e policisë janë vënë në kërkim të trailerit, i cili dyshohet se është larguar nga vendi i aksidentit pas përplasjes.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/