Alessio Alia ka pranuar se është në një lidhje dhe i dashuruar, pas shumë aludimesh mbi jetën e tij personale. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Alia është shprehure se është i lumtur pasi ndodhet pranë një njeriu me të cilin mund të komunikojë kur ka nevojë. Megjithatë ai nuk e ka bërë publik emrin e partneres.
“Dikur u bëja leksione shokëve për dashurinë dhe tani rashë vetë brenda. Njeriu nuk ka nevojë për pallate, pushime, makina. Njeriun e bën të lumtur personi me të cilin ke një komunikim. Ke një person me të cilin di të flasësh, të bësh një muhabet. Për këto kemi nevojë, për një përqafim. Jam i lumtur”, ka rrëfyer ai.
Kujtojmë se së fundmi ai është përfolur për një lidhje të mundshme me këngëtaren Jonida Maliqi. Ata u fotografuan së bashku, por gjithashtu përflitet se kanë qenë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe në dasmën e këngëtares Kida.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/