Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fier, ku një grua ka mbetur e plagosur. Raportohet se një bombol gazi ka shpërthyer brenda një banese në lagjen “Sheq i Madh” në Fier. Për pasojë ka mbetur e plagosur gruaja që jetonte në banesë, për shkak se ka tentuar të shuajë flakët e zjarrit.
Ajo ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar drejt spitalit, por për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar, pritet të transportohet në Tiranë. Gjendja e saj paraqitet e rëndë. Familja përbëhej nga katër anëtarë, por fatmirësisht askush tjetër nuk është lënduar. Megjithatë, banesa e tyre është shkatërruar plotësisht.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/