Tre shqiptarë që drejtonte një rrjet të gjerë shpërndarje drogë në Britaninë e Madhe, ka rënë në prangat e policisë. Sipas mediave britanike, Rezart Balesi, 44 vjeç, ishte “koka” e organizatës kriminale, që përdorte edhe aplikacionin “Whatsapp” për të shpërndarë kokainë. Në pranga kanë rënë gjithashtu djali i tij Joshua, 22 vjeç dhe vëllai i tij Refail, 39 vjeç.



Shqiptarët raportohet se kishin kthyer një godinë që më parë shërbente si restorant i vogël, në bazën e tyre, e po ashtu aty kishin mbjellë kanabis. Porositë për lëndën narkotike i merrnin nëpërmjet mesazheve, ndërsa si shpërndarës funksiononin Fatos Vrenezi, Lorenzo Canovi, 48 vjeç, Immanuel Lumaj, Fjoraldo Lukaj dhe Antonino Precaj.
Provat treguan dhjetëra marrëveshje kokaine që zhvilloheshin në disa ditë, me një ekspert që vlerësoi se rreth 790 g kokainë u furnizua gjatë një periudhe tremujore.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/