×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rama i ‘detyroi’ të dalin çdo të premte në orën 5 në takime me qytetarët, deputetët nisin postimet…

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama iu kërkoi që çdo të premte të dalin në terren, për të takuar qytetarët, në kuadër të “Pranisë Besnike”, deputetët socialistë kanë nisur nga postimet, ku njoftojnë për takimet që do të mbahen sot. Një pjesë e mirë e deputetëve, kanë shpërndarë një format të ngjashëm fotosh, ku njoftojnë takimet nën logon e Pranisë Besnike. Sipas udhëzimit të kryeministrit Edi Rama, këto takime do të mbahen pa praninë e kamerave, dhe qytetarët do të dëgjohen një e nga një nga deputetët për shqetësimet e tyre.

ÇFARË THA RAMA PËR PRANINË BESNIKE

“Prania Besnike” vendos një rregull shumë të thjeshtë; qytetari duhet ta dijë paraprakisht, ku dhe kur mund ta gjejë përfaqësuesin e vet, në të njëjtin vend, në të njëjtën orë, me një kalendar të publikuar përpara dhe e premtja e kësaj jave në orën 5, është fillimi i një procesi të “Pranisë’’  në të gjithë territorin e Republikës që nuk do të ndalet asnjë të premte, nuk do të ndryshojë orë në asnjë të premte derisa unë të jem kryetar i Partisë Socialiste.

Kur unë të mos jem më kryetar i Partisë Socialiste, zgjidhni e merrni si do bëni me ‘’Praninë Besnike’’ dhe me vendin dhe orën. Po çdo të premte në orën 5, të gjithë ne që jemi këtu do të jemi aty ku e kërkon “Prania Besnike’’, por jo për të bërë mbledhje. “Prania Besnike’’ nuk është një mbledhje, nuk është një takim ku vijnë disa njerëz dhe rrinë përballë tyre dhe ata fillojnë flasin dhe ne pastaj, fillojmë flasim. Jo. “Prania Besnike’’ është dëgjim me rradhë. Ballë për ballë, tek për tek, me zë të ulët, që do të thotë që kush do të qajë hallin e tij, vjen në atë orë në atë vend dhe rri dhe pret momentin kur do të ulet në tryezë përballë përfaqësuesve të tij, të cilët do të mbajnë shënim.

Nuk do t’i flasin se ai e ka gabim. Nuk do t’i thonë sesa shumë punë janë bërë, por thjesht dhe vetëm do mbajnë shënim çfarë robi i Zotit po flet, me respekt dhe “Prania Besnike’’ nuk pranon kamera. “Prania Besnike’’ pranon fotografi në fillim të takimit vetëm me miratimin e atyre që janë të pranishëm dhe pa ekspozuar fytyrat e tyre. ‘’Prania Besnike’’ refuzon përkatësinë partiake. Nuk ka asnjë rëndësi se i kujt parti je, nuk ka pikë rëndësie për kë ke votuar, nuk ka asnjë lloj problemi nëse ke qenë prototip kundër Partisë Socialiste në fushatë. Nëse ti do veshët tanë, veshët tanë janë aty në orën 5, ditën e premte dhe “Prania Besnike’’ nuk pranon dhënien e numrit të telefonit për të mos e hapur më pastaj telefonin dhe dhënien e shpresës se dikush do të ndihmojë jashtë rregullave.

“Prania Besnike’’ është një sistem që duhet të disiplinojë institucionet, jo t’i kthejë deputetët në sekserë të halleve të njerëzve.

‘’Prania Besnike’’ kërkon që deputetët të mos marrin më në telefon asnjë drejtor, por që përmes rrugës së “Pranisë’’ me shkrim, të dërgojnë hallin e qytetarit në destinacionin institucional. Me ligj dhe me zakon dhe në “Praninë Besnike’’ nuk shkohet për të thënë sa bukur po punon qeveria po shkohet për të parë se ku qeveria po dështon të dëgjojë dhe të kuptojë.

Në “Praninë Besnike’’ nuk shkohet për të treguar sa janë rritur të ardhurat dhe sa është rritur ekonomia, po shkohet për të dalluar çfarë nuk na thonë shifrat dhe të ardhurat dhe çfarë nuk na thotë rritja ekonomike dhe në “Praninë Besnike’’ nuk shkohet për të marrë vota, as për të punësuar njerëz, as për të rekrutuar patronazhistët e ardhshëm, por shkohet për të marrë hallin dhe për ta referuar tek institucionet dhe ndërkohë merret përsipër të ndiqet edhe në emër të qytetarit, përveçse ai vetë do të bëjë ndjekjen e vet, rruga e hallit dhe këtu ka një vijë të panegociueshme nëse duam që “Prania Besnike’’ të ketë sukses, nëse duam që “Besa’’ të  mos mbetet fjala e madhe e grabitur nga përmbajtja; nëse duam që “Pasqyra’’ të funksionojë, jo si shfaqja e fundit e Partisë Socialiste në hapësirën publike përpara zhdukjes së saj, por që të gjitha këto së bashku t’i japin një fuqi të re shumicës sonë.

Vija e panegociueshme është: partia nuk bën shtetin, deputeti nuk ndërmjetëson favore, kryetari i partisë nuk është sportel punësimi, militanti nuk është rruga e qytetarit për të marrë të drejtën që i jep ligji dhe të gjithë së bashku nuk janë ‘’kalaja dibrane’’ për të kapërcyer ‘’shkallën e meritës’’.

Suksesi i “Pranisë besnike’’ do të jetë kur qytetarët të kenë nevojë gjithmonë e më pak për të, sepse sistemi do të përgjigjet vetë dhe politika do të jetë antenë për shtetin që dëgjon, jo kanal paralel i shtetit që nuk funksionon. Çdo çështje dëgjohet, sqarohet dhe shkon në kanalin e duhur, rasti individual mbrohet, sinjali i përsëritur që vjen nga territori trajtohet si një problem sistemik.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Tmerr/ 62-vjeçari shqiptar gjendet e i vdekur në mes të rrugës

Tmerr/ 62-vjeçari shqiptar gjendet e i vdekur në mes të rrugës

Publikuar më 06.09.2026
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë, k...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë, ku një person është gjetur i pajetë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Mitorvicë, ku viktima është identifikuar se është një 62-vjeçar. Ai është gjetur pa shenja jete në rrugën “Faruk Spahija”. Rastin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e […]

Lexo më shumë

Nga protesta e 100-të tek rrethimi i Kuvendit/ Çfarë do të ndodhë me “flamingot” më 7 dhe 8 shtator

Nga protesta e 100-të tek rrethimi i Kuvendit/ Çfarë do të ndodhë me “flamingot” më 7 dhe 8 shtator

Publikuar më 06.09.2026
“Revoluvcioni Flamingo” shënon ditën e nesërme protestën e 1...

“Revoluvcioni Flamingo” shënon ditën e nesërme protestën e 100-të, që kur qytetarët zbritën në shesh. Tubimet që nisën si kundërshtim për projektin e planifikuar për tu ndërtuar në zonën e Zvërnecit dhe në ishullin e Sazanit, shumë shpejt u kthyen në protesta të mëdha, kundër qeverisë, kryeministrit Edi Rama por edhe të gjithë klasës politike. […]

Lexo më shumë

Video/ Zjarr i madh në malin e Tërbunit! Rreth 3 mijë hektarë mes flakëve

Video/ Zjarr i madh në malin e Tërbunit! Rreth 3 mijë hektarë mes flakëve

Publikuar më 06.09.2026
Pamje të rënda vijnë nga Puka, atu ku një vatër e madhe zjar...

Pamje të rënda vijnë nga Puka, atu ku një vatër e madhe zjarri raportohet në malin e Tërbunit. Flakët shihen se kanë përfshirë sipërfaqe prej rreth 3 mijë hektarësh, mbi fshatin Pezhvë, ndërsa vijojnë të përhapen për shkak se zona ka bimësi të dendur. Shërbimi zjarrfikës, i cili aktualisht po përballet edhe me vatra të […]

Lexo më shumë

Kush është çifti i njohur që puthen e përqafohen në publik, por jetojnë të ndarë? Rrëfimi tronditës i Eni Çobanit: Nga tradhtia lindi një fëmijë

Kush është çifti i njohur që puthen e përqafohen në publik, por jetojnë të ndarë? Rrëfimi tronditës i Eni Çobanit: Nga tradhtia lindi një fëmijë

Publikuar më 06.09.2026
Eni Çobani ka bërë një rrëfim tronditës, teksa ishte e ftuar...

Eni Çobani ka bërë një rrëfim tronditës, teksa ishte e ftuar në “Grida Duma Poskast”. Teksa foli për rastin më tronditës të cilin i është dashur të ndërmjetësojë, juristja tha se ngjarja vjen nga një familje shumë e pasur shqiptare dhe një çift shumë i njohur për publikun. Çobani shpjegoi se si çifti i njohur […]

Lexo më shumë

Video/ Dy ditë pas zjarrit katastrofik, Vangjel Tavo zbret në terren: Prioriteti ynë është të jemi pranë banorëve

Video/ Dy ditë pas zjarrit katastrofik, Vangjel Tavo zbret në terren: Prioriteti ynë është të jemi pranë banorëve

Publikuar më 06.09.2026
Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka zbritur në terren pa...

Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka zbritur në terren pas zjarreve që goditën qytetin në jug të vendit. Tavo ka publikuar disa pamje në rrjetet sociale, ku shfaqet pranë qytetarëve, të cilëve iu dogjën banesat apo tokat gjatë zjarrit katastrofik, dy ditë më parë. Tavo tha se ekipet po evidentojnë dëmet dhe po qëndrojnë pranë […]

Lexo më shumë

Video/ Zjarr në Krastë të Elbasanit! Flakët shumë pranë banesave

Video/ Zjarr në Krastë të Elbasanit! Flakët shumë pranë banesave

Publikuar më 06.09.2026
Një zjarr i madh ka përfshirë zonën pranë Kodrës së krastës ...

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën pranë Kodrës së krastës në Elbasan, duke u kthyer në rrezik për banesat. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilët kanë mobilizuar tre mjete dhe 12 efektivë për të vënë nën kontroll flakët. Për shkak të afërsisë me banesat, ndërhyrja është fokusuar në izolimin […]

Lexo më shumë

“Ata që përgatitën mashtrimin, janë pas hekurave”/ Berisha nga SHBA-ja për “non grata”-n: Qëndroj me dy këmbë në tokën që donin të ma ndalonin

“Ata që përgatitën mashtrimin, janë pas hekurave”/ Berisha nga SHBA-ja për “non grata”-n: Qëndroj me dy këmbë në tokën që donin të ma ndalonin

Publikuar më 06.09.2026
Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të...

Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar një takim me shqiptarët në New Jersey. Berisha është ndalur të flasë edhe për shpalljen “non grata” nga DASH 5 vite më parë, duke thënë se sanksionet erdhën pas mashtrimit të krijuar nga ekstremi i majtë. Ai shtoi se sot ata janë […]

Lexo më shumë

“Punonjës sezonalë” për të shitur drogë në Sarandë! Zbulohet si funksiononte grupi kriminal i “Boraqit”

“Punonjës sezonalë” për të shitur drogë në Sarandë! Zbulohet si funksiononte grupi kriminal i “Boraqit”

Publikuar më 06.09.2026
Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni anti-drogë në Sa...

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni anti-drogë në Sarandë, i cili çoi në kapjen e 20 persona, mes tyre edhe 49-vjeçarin Altin Arapi, i njohur me pseudonimin “Boraqi”. Mësohet se shumë nga shpërndarësit vinin nga Tirana dhe Elbasani dhe shisnin drogë vetëm gjatë sezonit veror. Ata shpërndanin lëndë narkotike në zonën e Ksamilit dhe […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda