Detaje të reja nga arrestimi i Elvis Kosovës në një nga zonat bregdetare në jug të vendit, në Palasë. Gjithçka ka ndodhur në vilën ku qëndronte 40-vjeçari i njohur si ‘Visi i Garave’.
Kosova ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe një punonjës security, pasi kjo e fundit e kishte gjetur në vilë me një grua tjetër.
Konflikti ka vijuar mes çiftit ku mësohet se 40-vjeçari ka kërcënuar gruan e tij me një armë që rezultoi edhe pa leje.
Në vilë ka mbërritur Policia, por Kosova ka bërë rezistencë duke u përplasur fizikisht edhe me efektivët.
Efektivët kanë arritur të neutralizojnë dhe kanë sekuestruar armën e zjarrit.
Kosova është një emër i njohur për policinë. Në gusht të vitit 2024 së bashku me një shtetas turk, u arrestua pasi kishin ngritur një skemë mashtrimi, për përvetësimin e një mjeti audi luksoz, me vlerë rreth 200 mijë euro, të cilin e kishin marrë me qera në Gjermani.
Në korrik të vitit 2025, ‘Visit të garave’ iu vendos tritol në portën e garazhit të tij në zonën e “Liqenit të Thatë”. Emri i tij u përmend edhe në atentatin e Rinasit ku u ekzekutuan Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.
Automjetit tip Benz i cili u bë shoshë nga plumbat, me të cilin udhëtonin Dani me Shaljanin, u raportua të ishte i Kosovës.
Vetë Kosova mohoi lidhjen duke deklaruar se nuk e mbante mend të kishte pasur ndonjëherë atë automjet dhe se ishte e pamundur të dinte për hyrjet dhe daljet e makinave nga kompania e tij.

Po pse kshu mo Vis djali ja tani.te ajo.bile do vej.gruja jote me ndonje tjeter.
Po me 1 ndryshim ti se kap dot flagrance se je duke dhjer ne qyp.
Po te jesh gruaja e “te fortit” duhet te behesh dhe ti “e forte”. Se ai te vjen pakete bashke me paret dhe qejfet, do durosh dhe drurin, edhe turperimin, edhe poshterimin. Duhet te kesh stomak te forte ta bluash… Suksese ne jete!
Jete me stil
Sa poshtë kemi rënë! Ku është shteti, sistemi i drejtësisë, pse janë kaq të pamundur zbatimet e ligjeve përpara të
fortëve dhe a aq i lehtë zbatimi i ligjit për të dobtit?
Pushtetarët pas ’90 bën shtet apo pushtetin e rrëmbeu mafia?
Si ka mundësi pas’ 90 krimi u rrit në mënyrë galopante, kush e përkrahu atë, për çfarë arësye?
Përgjigjet për këto i dinë shumë mirë vet klasa politike e 36 viteve, Sali Berisha, Fatmir Mediu dhe tashmë dhe
Vet Edi Rama.
Shqipëria tashmë nuk është e shqipëtarëve, sepse çdo shqiptar i ndershëm është i huaj në këtë vend.
Duhet të shporrim klasën politike 36vjeçare sepse liria na është rrëmbyer, shpresa na është zbehur, shpirti na është shtypur, durimi na është sosur.
Sa më shpejt fundi i tyre, aq më e lehtë dhe e qëndrueshme jeta jonë. Duajeni dhe mbroni Shqipërinë, ajo është e jona!
Ore a lexon ti që shteti e ka arrestuar apo jo? Ku është shteti pyet zotrote!!!
Dakord që shteti e ka arrestuar. Pas 1 000 mundimesh. Por pyetja më e gjërë është: si arritëm në këtë ditë?! Shqipëria në dorën e kriminelëve dhe oligarkëve! Ky është problemi që ngre ai më sipër. Kjo klasë politike jo vetëm duhet shporrur, por edhe duhet varur. Po kush ta bëjë?! Shqiptarët po ikin nga vendi sikur këtu ka rënë murtaja! Dhe ka rënë vërtet. Thjesht dështum krejtësisht në kalimin nga komunizmi në demokraci.