Flash

VIDEO/ Rama pret kampionin e boksit: Hundën ma shtrembëruan demokratët

Lapsi.al 1 September 2026

Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e Kryeministrisë kampionin shqiptar të boksit, Nelson Hysa. “Nelsoni, the Albanian Eagle që nuk njeh humbje dhe unë bashkë me demokratin Zef Gjoni që luftojmë veç për fitore”, shkruan Rama.

Dy ditë më parë, Nelson Hysa mposhti norvegjezin Thomas Narmo në vetëm dy raunde, duke ruajtur kështu titullin dhe duke e çuar rekordin në 25 fitore dhe 0 humbje.

Gjatë vizitës, Hysa i dhuroi dorezat e boksit Kryeministrit Rama.

“Kisha 11 muaj që nuk bëja ndeshje boksi. Më duhej të mbroja titullin. Kundërshtari ishte shumë i fortë në fakt. Norvegjez, 7 cm më i gjatë, më i rëndë në peshë. Ishte favorit të them të drejtën. E kishin zgjedhur të më merrte titullin.

Fatmirësisht shkoi mirë. E humba raundin e parë, por raundi i dytë shkoi mbarë e mirë. Zakonisht abuzohet me këto federatat. Unë jam në katërta kategoritë i rankuar në të gjithë botën”, u shpreh Hysa në bisedimin me Ramën.

Më pas Rama i drejtohet me batuta trajnerit të boksit Zef Gjoni, duke i thënë: “Këtë hundën time ma keni thyer ju demokratët”. 

 

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI