Flash

Ekspertët: Kosova rrëzikon të hyjë në një fazë të rrezikshme

Njohësit e politikës kërkojnë që partitë politike të vendosin sa më shpejt nëse duan të bëjnë kompromise për zgjedhjen e presidentit apo të shpallen zgjedhjet e reja. Kjo pasi, sipas tyre, pas 5 tetorit Kosova do të mbetet pa president. Çdo vonesë në formimin e institucioneve para tetorit vlerësohet se do t’i kushtojë vendit me pasoja të reja institucionale e politike.

22:45

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

55.000 dollarë për çdo fëmijë deri në moshën 17-vjeçare, kryeministri i Singaporit shpall politikat mbështetëse për familjet

Lapsi.al 1 September 2026

Kryeministri i Singaporit Lawrence Wong ka thënë se qeveria do të ofrojë pothuajse 70,000 dollarë singaporezë ose 55,048 dollarë amerikanë në mbështetje financiare të drejtpërdrejtë për çdo fëmijë deri në moshën 17-vjeçare. Politika nis që në lindje, me një grant prej S$10,000 për foshnjën, si dhe dy grante të veçanta prej S$5,000 secili, për shpenzimet mjekësore dhe arsimore.

Masat e tjera përfshijnë S$2,000 në “kredi për fëmijët” për moshat nga 1 deri në 16 vjeç, uljen e tarifave për arsimin parashkollor të subvencionuar nga qeveria në S$150 në muaj, si dhe dhënie të më shumë lejeve për prindërit.

“E ardhmja e Singaporit do të jetë po aq e fortë sa familjet që e ndërtojnë atë”, tha Wong. 

Norma e lindshmërisë në Singapor, e matur përmes normës totale të fertilitetit te gratë në moshë riprodhuese, ka arritur një nivel rekord të ulët prej 0.87. Një normë nën “nivelin e zëvendësimit” prej 2.1 fëmijësh për grua është bërë tashmë e zakonshme në shumë vende të botës. Megjithatë, Singapori bën pjesë në grupin e vendeve aziatike me normat më të ulëta të lindshmërisë në botë, së bashku me vende si Koreja e Jugut dhe Tajvani.

Singapori pritet të arrijë këtë vit statusin e një shoqërie “super të plakur”, term që Kombet e Bashkuara e përkufizojnë si një shoqëri ku më shumë se 21% e popullsisë është 65 vjeç ose më shumë.

Masat e kryeministrit kanë marrë reagime të përziera, ndërsa njerëzit që dëshirojnë të kenë fëmijë vazhdojnë të shqetësohen për kostot e larta të rritjes së një familjeje.

Kostoja e jetesës në Singapor është “jashtëzakonisht e lartë”, thotë Iqbar Hisham, 27 vjeç, e cila punon si koordinatore në industrinë e ndërtimit. Megjithatë, politika e re i ka dhënë asaj dhe të fejuarit të saj njëfarë shprese për të krijuar familje në të ardhmen.

“Këto mbështetje më inkurajojnë të kem fëmijë sa më shpejt të jetë e mundur pasi të martohem”, thotë Hisham, duke veçuar në mënyrë të veçantë ndihmën për kujdesin ndaj fëmijëve.

Në fjalimin e tij, kryeministri pranoi se shumë singaporezë “shqetësohen për të ardhmen që fëmijët e tyre do të trashëgojnë dhe nëse po bëjnë mjaftueshëm për t’i ndihmuar ata të kenë sukses”.

Lee thotë se mbështetja financiare nga qeveria nuk është gjithçka.

“Besoj se do të ketë një pjesë të konsiderueshme të kohës që unë dhe partnerja ime do të duhet ta kushtojmë për të rritur siç duhet një fëmijë”, thotë ai. “Kjo është diçka që aktualisht nuk jemi në gjendje ta ofrojmë.”/The Guardian

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI