Flash

Ekspertët: Kosova rrëzikon të hyjë në një fazë të rrezikshme

Njohësit e politikës kërkojnë që partitë politike të vendosin sa më shpejt nëse duan të bëjnë kompromise për zgjedhjen e presidentit apo të shpallen zgjedhjet e reja. Kjo pasi, sipas tyre, pas 5 tetorit Kosova do të mbetet pa president. Çdo vonesë në formimin e institucioneve para tetorit vlerësohet se do t’i kushtojë vendit me pasoja të reja institucionale e politike.

22:45

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

Banorët e Vaut të Dejës në protestë pas vdekjes së dy qytetarëve: Kërkojnë shërbime më të mira shëndetësore

Lapsi.al 1 September 2026

Banorët e Vaut të Dejës kanë dalë në protestë, duke kërkuar përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në zonë. Protesta zhvillohet pranë Spitalit të Vau i Dejës dhe vjen pas humbjes së jetës së David Dedës dhe Sokol Prekës, të cilët humbën jetën pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike në fshatin Karmë.

Qytetarët shprehen të shqetësuar për situatën e shërbimeve shëndetësore në zonë dhe kërkojnë që institucionet përgjegjëse të marrin masa për përmirësimin e tyre. Banorët kërkojnë më shumë vëmendje dhe garanci për ofrimin e shërbimit shëndetësor, veçanërisht në raste emergjencash, duke ngritur shqetësimin për mënyrën se si trajtohen situata të tilla në zonë. 

Protestuesi tha se qyteti, me rreth 50 mijë banorë është lënë pa shërbim urgjence gjatë natës, ndërsa mjekët roje janë hequr prej rreth dy muajsh.

"Kjo protestë është në shenjë humbje e dy djemve të rinj të Vau Dejës, nga fatkeqësia e madhe që ndodhi, nga mungesa e shtetit, mungesa e ambulancave, infermierëve, doktorëve e të gjithëve. Kjo qendër shëndetësore është kthyer, domethënë e hoqën të gjitha, është kthyer në një qendër nuk kemi as urgjencë, nuk kemi as ambulancë. Ka 3 muaj që s'ka ambulancë hiç ky qytet. Jemi 50 mijë banorë, 50 e sa mijë banorë, e s'kemi një ambulancë. S'kemi një urgjencë, s'kemi një shërbim doktorësh, nuk kemi doktorë hiç. Bëjnë shërbim doktorët vetëm paraditeve edhe s'ka doktorë hiç. Kjo është mungesa e shtetit, mungesa e institucioneve, e drejtorisë Shkodër e të gjitha të tana. Në mungesë të ambulancës, 1 orë e gjysmë ka bërë ambulanca me ardhë prej Shkodre, me njoftu Shkodra me ardhë ambulanca me shku në vendngjarje.

Edhe prej mungesës së ambulancës kanë vdekë edhe çunat e rinj e të tana. Njëri i thotë Shkodrës, tjetri Shkodrës, kjo është mungesa e madhe e shtetit. Ne kërkojmë qendra shëndetësore e Vau Dejës të bëhet urgjencë. Të ketë shërbim 24 orë doktorët. Të ketë shërbime të tjera shtesë, ambulanca, urgjenca, dihet se çfarë shërbimesh ka, se ka mjekët e vet. Ne kërkojmë prej shtetit, prej institucioneve, prej të gjithëve, kërkojmë që kjo të bëhet qendër shëndetësore urgjencë. Ne banorët e Vau Dejës vijmë këtu, janë vetëm infermierët. Mjek nuk ka. Vetëm infermieret çfarë i bëjnë shërbim këtu. Mjek nuk ka, mjeku është vetëm paradite. Mjek s'ka, se ka pasur mjek roje të natës, ka nja një muaj e gjysmë a dy që i kanë heq. Kanë bërë mjek rojet, i kanë heq, janë shfuqizu krejt kjo gjë këtu. Ne jemi veç me infermierë. Infermierja çfarë mund të ndihmojë, çfarë mund të bëjë. Kjo është e keqja jonë," tha qytetari.

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI