Flash

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

Andi Bushati 1 September 2026

Pikërisht në momentin kur shqiptarët janë derdhur në bulevard si shenjë zemërimii ndaj vjedhjes dhe nëpërkëmbjes  sistematike, burgjet po zbrazen nga pushtetarët. I fundit që mund të lërë qelinë është Erion Veliaj, masa e arrestit të të cilit do të shqyrtohet në 15 shtator në Gjykatën e Lartë. Më parë kushtetuesja e pati kthyer për  rishqyrtim çështjen e tij duke vënë në pikpyetje argumentimin e mbajtjes në izolim të një personi të zgjedhur. Pikërisht në këtë drejtim po lëviz edhe Lali. Krahas lobingut ndërkombëtar që vetëm me shifra zyrtare e ka kaluar një gjysëm milioni euro, Veliaj po përpiqet të tregojë se është i domosdoshëm edhe për Bashkinë. Ai i hoqi delegimin e më pas e detyroi të dorëhiqej Anuela Ristanin. Ai nuk i caktoi asaj një pasuese duke shpallur se këtej e tutje do të nënshkruante vetë për ato që lidhen me institucionin ku ai vijon të mbetet kryetar në detyrë. Ai shkarkoi dhe sekretarin e përgjithshëm duke rikthyer në këtë post një besnik të vetin. 

Deri këtu lëvizjet janë të qarta. Në prag të procesit Veliaj mëton të tregojë se puna e tij është e domosdoshme për të kryesuar administratën lokale të Tiranës dhe se çdo kundërvënie e gjykatës ndaj këtij realiteti do të ishte një dëm ndaj interesit publik dhe ndaj qytetarëve. 

Por, ndërsa kjo strategji mund të qe e pritshme, ajo që ka ndryshuar rrënjësisht është sjellja e kryeministrit Rama. Menjëherë sapo Lali bëri lëvizjet e para për të kontrolluar Bashkinë shefi i tij e mbështeti. Me një deklaratë nga zyra e qeverisë bëhej e qartë se kjo ishte një e drejtë e tij dhe u përmend shkaras interesi i qytetarëve për të pasur në krye të punëve ‘të përzgjedhurin prej tyre”. 

Pyetja është pse Rama ia përplasi në fytyrë, herën e parë kur ai e shkarkoi Ristanin nga burgu, ndërsa këtë radhë ia legjitimoi? Pse Veliaj ia hoqi tani delegimin zvvendëses së tij, për “mëkate”, që siç e përmend dhe vetë, datonin shumë kohë më parë? Pse nuk veproi menjëhetë kur kushtetuesja e la në detyrë, ndonëse Rama pati firmosur për ta shkarkuar? Po kryeministri, pse ndryshoi nga e bardha në të zezë dhe nga shakrkimi, thirrja për të mos protestuar pro Lalit, eleminimi i njerëzve të tij nga grupi parlamentar, u shndërrua papritmas në mbështetës të kryetarit “të zgjedhur me votë”?

E vetmja përgjigje logjike për këto pikëpyetje gjendet te një pakt i ri mes tyre, në prag të procesit për shqyrtimin e masës së arrestit të kryebashkiakut. Këtë pandehmë e vërteton edhe takimi i fundit në Lundër, në ditën e mbledhjes me të deleguarit e Tiranës, mes Ramës dhe avokatit të Veliajt, ku janë shqyrtuar modalitetet e drejtimit të bashkisë nga burgu dhe firmosja e shkresave që mbrojtësit ligjorë do i transportonin nga bashkia në qeli. 

Nuk dihet se cili është interesi konkret që e detyroi Ramën të bëjë këtë piruetë, ndoshta zgjedhjet e ardhshme në Tiranë, apo ndoshta një skandal për të larguar sado pak vëmendjen prej tij, por një gjë është e qartë, deri në 15 shtator kryeministri dhe ish delfini i tij, tashmë i plagosur, do të bashkojnë forcat për të arritur qëllimin. 

Pyeja është: çfarë ndodh nëse ia dalin? Nëse presioni politik arrin të mposhtë edhe këtë radhë drejtësinë? Një gjë kuptohet lehtë, Veliaj jashtë do të dekretonte fundin e asaj që një shumicë e dinë, por që ka ende të tjerë që duan ta besojnë: drejtësisë të pavarësuar nga ndërkombëtarët. Nëse sot nuk ka më asnjë zyrtar të lartë të burgosur për tre inceneratorë që nuk ekzistojnë, nëse tashmë askush nuk prej tyre nuk gjendet i dënuar për koncesionet skandaloze në shëndetësi, nëse një zv kryeministre Rama nuk e dorëzon dhe një tjetër gjendet në arrati, kthimi i mundshëm i Veliajt në zyrë do të shkërmoqte çdo iluzion për reformën në drejtësi. Ky do të qe vërtet fundi. 

\Megjithëatë, sado e tmershme të duket shembja e kësaj ëndrre të rreme, cilado qoftë pesha e zhgënjimit, kjo mund të ishte një nga ato të këqia që vijnë për mirë. 

Një ngjarje e tillë do i hapte styte edhe atyre protestuesve që kanë ende shpresë tek SPAK, edhe idiotëve të dobishëm që vijojnë të vetëgënjehen se jetojmë në demokraci, se nuk ka më as një trup të ndërmjetëm, as media, as opozitë e aq më pak drejtësi, që të ketë forcën për ta korigjuar sadopak këtë regjim. Nwse  shembet përfundimisht përralla me drejtësinë e re, sfida që do të shpërfaqet do të jetë ajo realja, ajo e përballjes, pa asgjë midis, mes popullit të pakënaqur që ka dalë në rrugë dhe një njeriu të vetëm.  

LAPSI.AL

Të këshilluara

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI