Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

DALIN PAMJET e dhunimit të kamarierit, 18-vjeçari godet me grusht një prej pronarëve dhe e hedh përtokë, pastaj grushtohet pa pushim nga disa persona

Shkruar nga Newsbomb
DALIN PAMJET e dhunimit të kamarierit, 18-vjeçari godet me grusht
Momente nga sherri

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në një hotel në zonën e Malit të Robit, në Golem, ku një 18-vjeçar i cili punonte si kamarier në këtë subjekt, u përfshi në një konflikt me pronarët e këtij biznesi dhe shokun e tyre.

Newsbomb ka siguruar një sekuencë nga momenti i përleshjes, ngjarje e cila vijon të jetë nën hetim nga autoritetet. Në pamjet e postuara fillimisht shihet 18-vjeçari Genti Nela ai i cili godet me grusht Arbër Habilajn duke e rrëzuar përtokë. Në vijim në konflikt përfshihen edhe persona të tjerë, të cilët dyshohet se kanë qenë pikërisht familjarët dhe shoku i Habilajt.

Këto pamje u publikuan dhe nga JOQ, e cila pretendon se i janë dërguar nga Arbër Habilaj, një prej personave të përfshirë në konflikt i cili aktualisht është shpallur në kërkim nga Policia.

Videoja dokumenton vetëm një pjesë të përplasjes dhe nuk mund të përcaktojë se çfarë ka ndodhur përpara këtij momenti që shfaqet në video. Ndërkohë, vetë Habilaj ka kundërshtuar versionin se konflikti ka nisur për shkak të një page të papaguar.

Sipas pretendimeve të tij, më 27 gusht 18-vjeçarit i është komunikuar se do të largohej nga puna dhe reagimi i tij ka sjellë përshkallëzimin e debatit. Habilaj ka deklaruar gjithashtu se gjatë përplasjes është dëmtuar edhe vëllai i tij, duke pretenduar se ai ka marrë tetë qepje në kokë, ndërsa 18-vjeçari Nela një qepje.

Kujtojmë se një ditë më parë lidhur me këtë ngjarje Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë  “arrest në burg”, me afat 45 ditë, për Florian Habilajn, një prej bashkëpronarëve të hotelit dhe Enold Dragotin.

Prokuroria i akuzon ata për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”. Sipas hetimeve paraprake, konflikti dyshohet se ka nisur pas një mosmarrëveshjeje lidhur me pagën e 18-vjeçarit, i cili punonte si kamarier në hotel.

Në burg është lënë edhe Melson Nela, xhaxhai i 18-vjeçarit. Ai u arrestua pasi u kap në një automjet me një kallashnikov dhe tre karikatorë. Sipas Policisë Nela dyshohet se po shkonte për t’u hakmarrë pas dhunës së ushtruar ndaj nipit të tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese