Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar për falsifikim dokumentesh, ekstradohet nga Kosova shqiptarja

Shkruar nga Newsbomb
Ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar për falsifikim
Policia e Kosovës

Është ekstraduar nga Kosova drejt Shqipërisë një shtetase shqiptare, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare. Ekstradimi u krye përmes pikës kufitare të Vërmicës nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

Sipas Policisë së Kosovës, shtetasja shqiptare ishte arrestuar pasi ndaj saj ishte lëshuar një urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, përmes INTERPOL-it. Ajo akuzohet për veprat penale “ndihmë në kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “falsifikim të dokumenteve”, të cilat sipas autoriteteve, dyshohet se janë kryer në kuadër të veprimtarisë së një grupi të strukturuar kriminal.

Pas përfundimit të gjitha procedurave të nevojshme, shtetasja shqiptare iu dorëzua autoriteteve kompetente të Shqipërisë, ku do të vijojnë procedurat ligjore ndaj saj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese