Indrit Shyti ka ndërruar jetë këtë të martë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi një ditë më parë u përfshi në një aksident tragjik në Fier, në zonën e Mbikalimit të Spitalit Memorial. 19-vjeçari ishte duke udhëtuar me një automjet tip “Volksëagen”, kur humbi kontrollin mbi mjetin dhe përfundoi në kanalin anësor të rrugës.
Si pasojë e aksidentit, mbetën të plagosur drejtuesi 19-vjeçar dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të. Të tre u transportuan në Spitalin Rajonal të Fierit, ku morën ndihmën e parë mjekësore.
Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, 19-vjeçari u transportua më pas me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i riu nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit tragjik.

