Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Protesta ku u kërkua drejtësi për Sokol Prekën dhe David Dedën, efektivi i policisë s’i mban dot lotët për dy jetët e humbura (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Protesta ku u kërkua drejtësi për Sokol Prekën dhe David
Momenti kur efektivi shfaqet i prekur

Një ngjarje tragjike ndodhi të shtunën në mbrëmje në Vaun e Dejës, ku Sokol Preka, 40 vjeç, dhe David Deda, 46 vjeç, humbën jetën pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike në ambientet e një lokali ku vetë Preka punonte.

Fillimisht, Sokol Preka, roje i lokalit, humbi jetën pas kontaktit me rrymën elektrike. Ndërsa elektricisti David Deda, i cili gjithashtu ra në kontakt me rrymën, humbi jetën gjatë transportimit për në spital.

Në lidhje me humbjen e jetës së Prekës dhe Dedës, këtë të martë, në qytetin në veri të Shqipërisë, është mbajtur një protestë. Me pankarta në duar, banorët e Vaut të Dejës dolën për të kërkuar drejtësi për dy bashkëqytetarët e tyre.

Por ajo që ka marrë vëmendjen në këtë protestë është një efektiv policie, i cili nuk i ka mbajtur dot lotët për dy jetët e humbura. Edhe pse ishte në krye të detyrës, punonjësi i policisë është prekur nga largimi i parakohshëm nga jeta i dy bashkëqytetarëve të tij.

Ndërsa në pamjet e publikuara shihen edhe disa qytetarë të tjerë që janë përlotur në këtë protestë, ku është kërkuar drejtësi për dy jetët e humbura.

Ndërkohë, në protestën e sotme, familjarët e dy viktimave iu bashkuan qytetarëve të tjerë, ku u bë thirrje që institucionet të reagojnë dhe të marrin masa.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese