Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Fiks Fare” bën ndryshim radikal, Olta Gixharit dhe Dorian Ramaliut u besohet moderimi i emisionit investigativ! Largohet Jul Deda dhe Xhemi Shehu

Shkruar nga Newsbomb
“Fiks Fare” bën ndryshim radikal, Olta Gixharit dhe Dorian
Olta Gixhari dhe Dorjan Ramaliu

Një nga emisionet më të ndjekura investigative në vendin tonë, “Fiks Fare”, duket se do të pësojë ndryshime radikale këtë sezon.

Top Channel ka njoftuar se dy prezantuesit e “Fiks Fare” për këtë vit do të jenë ish-banorja e “Big Brother VIP”, Olta Gixhari, dhe aktori Dorian Ramaliu, i cili më parë ka qenë moderator i këtij emisioni.

Gixhari dhe Ramaliu kanë marrë vendet e Julian Dedës dhe Xhemi Shehut, të cilët ishin moderatorët në dy vitet e fundit.

Kujtojmë se më herët, Filip Çakuli, skenarist, satirist dhe autor i emisionit më të ndjekur investigativ në Shqipëri, “Fiks Fare”, njoftoi se nuk do të jetë më pjesë e televizionit kombëtar Top Channel në sezonin e ri televiziv.

Pas 24 vitesh, njeriu i konsideruar “babai” i programit satiriko-investigativ ia ka dorëzuar stafetën Antela Likës.

“Fiks Fare” nisi transmetimin më 19 dhjetor 2002 dhe, falë besimit që themeluesi i madh i Top Medias, Dritan Hoxha, i dha Filip Çakulit, u shndërrua në një nga programet më të ndjekura në Shqipëri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese