Autoritetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut kanë vendosur të ulin me 2.06% çmimet e shitjes me pakicë të disa derivateve të naftës.
Vendimi hyn në fuqi nga dita e sotme, sipas çmimeve të reja, nafta dhe vaji ekstra i lehtë për shtëpi pësojnë ulje të ndjeshme, ndërsa çmimet e benzinave rriten.
Çmimet e reja janë:
Shitja me pakicë i EURODIZEL (D-E V) ulet me 6,50 denarë për litër dhe do të jetë 95,00 denarë ose 1.54 euro.
Shitja me pakicë i vajit ekstra të lehtë për shtëpi (EL-1) ulet me 3,50 denarë dhe do të jetë 97,00 denarë për litër ose 1.58 euro.
Çmimet e benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten me 1,00 denar për litër. Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 94,00 denarë/litër ose 1.53 euro, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet 96,00 denarë/litër ose 1.56 euro.
Ky vendim nga autoritetet maqedonase vjen në një kohë kur në të gjithë botë çmimi i karburanteve është në stratosferë.
