Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Skënder Hita lëviz drejtuesit në disa qarqe (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Ndryshime në Policinë e Shtetit, Skënder Hita lëviz
Policia e Shtetit

Ndryshimet në radhët e bluve të raportua një ditë më parë nga Newsbomb tanimë janë zyrtare. Policia e Shtetit ka bërë publike lëvizjet e reja në strukturat e saj në rang vendi, pas firmosjes së urdhrave përkatës nga kryepolici Skënder Hitaj.

Bëhet fjalë për një sërë emërimesh, transferimesh dhe ndryshimesh në detyrë, që prekin drejtues të disa drejtorive vendore të Policisë dhe strukturave të tjera të Policisë së Shtetit.

Konkretisht, Drejtues i Parë Kastriot Skënderaj emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Në këtë post, ai zëvendëson Drejtuesin Fatmir Hoxha, i cili largohet nga drejtimi i DVP Elbasan dhe emërohet Specialist në Drejtorinë për Integrimin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ndryshime ka edhe në strukturat e Policisë në juglindje të vendit. Drejtues Luigj Vathi, i cili mbante detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.

Ndërkohë, Drejtues Gëzim Zhupaj transferohet nga detyra e Drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë dhe emërohet Shef Sektori në Departamentin për Rendin dhe Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Lëvizjet prekin edhe strukturat e Policisë së Tiranës. Kryekomisar Dashnor Muhaj, i cili mbante detyrën e Zëvendësdrejtorit për Rendin dhe Sigurinë Publike në DVP Tiranë, transferohet dhe emërohet Specialist për Migracionin e Parregullt në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese