Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Refuzuan kandidaturën e Sejdiut për President të Kosovës, Grenell del në mbrojtje të 6 deputetëve të LKD-së: Miq të SHBA-së

Shkruar nga Newsbomb
Refuzuan kandidaturën e Sejdiut për President të Kosovës,
Richard Grenell dhe Avdullah Hoti

Ish-emisari amerikan për Ballkanin, Richard Grenell ka reaguar pasi 6 deputetët e LDK-së, ditën e djeshme dolën kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Kosovës. Grenell i ka dalë në mbrojtje deputetëve, mes të cilëve është ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Në një shënim në rrjetin social “X”, ish-zyrtari amerikan shkruan se Hoti dhe kolegët e tij janë miq të mëdhenj të SHBA-së.

“Miku im Avdullah Hoti dhe kolegët e tij janë miq të mëdhenj të Amerikës”, shkruan në “X” Grenell.

Kujtojmë që pasditen e djeshme, kryetari i Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të forcës politike që ai drejton, gjashtë deputetë të partisë, përfshirë ish-kryeministrit Avdulla Hoti, kanë vendosur të mos mbështesin kandidaturën e Sejdiut.

Abdixhiku deklaroi se deputetët nuk kanë pranuar të respektojnë vendimin e Kryesisë së LDK-së, për mbështetjen dhe nominimin e Sejdiut për postin e kreut të shtetit.

“Me keqardhje, gjashtë deputetë të LDK-së kanë vendosur të mos e respektojnë vendimin e kryesisë së LDK-së. Ata kanë deklaruar se nuk e votojnë kandidatin e propozuar. Konsideroj se shkaktojnë dëm dhe e dërgojnë vendin në zgjedhje.

Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Janina Ymeri, Armend Zemaj, Kujtim Shala dhe Arben Gashi”, deklaroi Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha Abdixhiku pas mbledhjes së Grupit Parlamentar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese