Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kryen 8 vjedhje në qytetin e Durrësit, arrestohet "skifteri" 49-vjeçar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Shkruar nga Newsbomb
Kryen 8 vjedhje në qytetin e Durrësit, arrestohet "skifteri"
Foto ilustruese

Policia e Durrësit ka arrestuar një 49-vjeçar, i cili dyshohet si autorë i 8 vjedhjeve të kryera në qytet gjatë muajve të fundit. Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi Gëzim Thartori, i cili u kap pasi vodhi një celular.

Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasit M. B., 32 vjeç, banues në Durrës. Nga hetimet të dy këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer 8 vjedhje të ndryshme gjatë muajve korrik dhe gusht.

Policia vijon hetimet për dokumentimin dhe zbardhjen e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas, si dhe për kapjen e 32-vjeçarit të shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Finalizohet operacioni i koduar “Midsummer”, zbardhen 8 raste të vjedhjes, të kryera gjatë 2 muajve të fundit.

Identifikohen 2 shtetas, të dyshuar si bashkëpunëtorë për këto vjedhje.

Arrestohet njëri prej tyre, punohet për kapjen e tjetrit.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit të koduar “Midsummer”, për zbardhjen e vjedhjeve, u bë e mundur zbardhja e 8 rasteve të vjedhjes, të kryera gjatë muajit korrik dhe gusht 2026, si dhe u identifikuan 2 autorët e dyshuar.

Njëri prej tyre, shtetasi G. Th., 49 vjeç, banues në Durrës, u kap dhe u arrestua në flagrancë pas vjedhjes së një celulari.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit, shtetasit M. B., 32 vjeç, banues në Durrës.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë muajve korrik dhe gusht, kanë kryer 8 vjedhje të ndryshme (në 6 raste raste, vjedhje portofolash, celularësh dhe sendesh personale, ndërsa në 2 raste, vjedhje të matësit të energjisë elektrike).

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese