Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zjarri në Mat del jashtë kontrollit, flakët po kërcënojnë banesat! Ka nisur ndërhyrja nga ajri

Shkruar nga Newsbomb
Zjarri në Mat del jashtë kontrollit, flakët po
Foto nga vendngjarja

Situata e zjarrit në fshatin Lundre të Matit paraqitet problematike, pasi vatra e zjarrit ka dalë jashtë kontrollit dhe po përhapet me shpejtësi në terrenin malor. Si pasojë e përhapjes së flakëve, po kërcënohen banesat, stallat e bagëtive, si dhe sipërfaqe të mëdha pyjore në zonë.

Pavarësisht angazhimit maksimal të strukturave të emergjencave civile dhe punës së pandërprerë për izolimin e vatrës, ndërhyrjet nga toka nuk po mund të shuaj flakët. Përmasat e mëdha të zjarrit, tymi i dendur, terreni i thyer malor dhe kushtet e favorshme për përhapjen e flakëve po vështirësojnë ndjeshëm punën e forcave zjarrfikëse.

Për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit, flakët kanë depërtuar deri në vargmalin e Skënderbeut. Në këtë pjesë të terrenit ka mbërritur edhe Policia e Shtetit, e cila po monitoron nga afër situatën dhe po merr masa për të shmangur rrezikun ndaj qytetarëve.

Në ndihmë të forcave tokësore ka mbërritur me urgjencë edhe helikopteri i emergjencave civile, i cili ka nisur menjëherë ndërhyrjen nga ajri, duke hedhur ujë mbi vatrat e zjarrit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese