Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Arrestohet në Dubai i shumëkërkuari i SPAK Nexhmedin Danaj, akuzohet për pastrimin e parave të grupit të "Visit të Pojës"

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohet në Dubai i shumëkërkuari i SPAK Nexhmedin Danaj,
SPAK, Nexhmedin Danaj

Është vënë në pranga në Dubai biznesmeni Nexhmedin Danaj i cili ishte shpallur në kërkim nga SPAK pasi akuzohet për pastrim parash dhe trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Pjesë e grupit kriminal famëkeq , në krye të të cilit qëndron Elvis Doçi, i njohur ndryshe si "Visi i Pojës", Nexhemedin Danaj i cili në maj të këtij viti u shpall i pandehur për importimin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës dhe lëndëve të tjera narkotike që vinin nga Amerika e Jugut me destinacion vendet e Bashkimit Europian, është vënë në pranga në Dubai.

Emri i tij doli në pah në kuadër të operacionit “Ura” në 2025, të zhvilluar nga SPAK dhe autoritetet italiane kundër grupeve të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Roli i Danajt në grupin famëkeq mësohet të ketë qenë në në lëvizjen dhe pastrimin e parave që dyshohet se u përfituan nga shitja e kokainës. Sipas të dhënave, paratë dyshohet se janë lëvizur edhe drejt Dubait përmes kompanisë “General Trading LLC”, me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në kuadër të këtij operacioni, “Vlora Cable”, në pronësi të Danajt, si dhe biznesi “Dubai Inn”, u sekuestruan.

SPAK njoftoi se hetimet, të zhvilluara gjatë viteve 2020–2025, dokumentuan 40 episode të trafikut të narkotikëve. Në total, operacioni çoi në 52 masa sigurie në Shqipëri dhe Itali, ndërsa u sekuestruan pasuri, automjete dhe kompani të lidhura me aktivitetin kriminal.

Ndërsa për Danaj i cili u mor i pandehur, rnëdojnë akuzat për veprat penale: “Trafikim i narkotikëve”,  kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”,  të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese