Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Qytetari i ndaluar i ikën nga duart Policisë tek ish-sheshi "Shqiponja", ia mbath me vrap në drejtim të Astirit (PAMJE)

Shkruar nga Newsbomb
Qytetari i ndaluar i ikën nga duart Policisë tek ish-sheshi
Qytetari i ndaluar i ikën nga duart Policisë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e sotme pranë kryqëzimit të ish-sheshi Shqiponja në Tiranë, ku një qytetar i cili u ndalua nga efektivët e kryeqytetit ka arritur t'iu shpëtojë policëve duke u larguar me vrap nga vendngjarja.

Siç mund ta shikoni dhe në videon e publikuar nga JOQ Albania, qytetari edhe pse i rrethuar nga policët, ia del t'iu shpëtojë atyre, e kjo mësohet të ketë ndodhur falë hutimit të bluve nga disa qytetarë të pranishëm në vendngjarje.

Paraprakisht thuhet se qytetari ishte ndaluar nga efektivët për shkak të skuterit elektrik me të cilin ai lëvizte, që Policia ka tentuar t'ia konfiskojë. Mirëpo me këmbëngulje ai ka refuzuar, e në këto rrethana efektivët janë detyruar për ta ndaluar. Pavarësisht ndalimit nga blutë, qytetari është duke u larguar me shpejtësi nga vendngjarja, duke lënë policët dhe qytetarët e pranishëm të habitur.

Referuar pamjeve ai shikohet duke vrapuarnë drejtim të rrugës që të nxjerr në zonën e Astirit, megjithatë deri më tani mbetet e paqartë se në cilin drejtim ka arritur të zhduket apo nëse është ndaluar sërish nga Policia.

Video Credits: JOQ Albania

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese