Pas më shumë se 30 minutash nga momenti kur qytetarët surprizuan me lëvizjen e tyre duke rrethuar godinën e Kryeministrisë, para godinës ka mbërritur një autobot, i cili raportohet se do të vendoset në përdorim për të larguar me ujë të pranishmit. Ndërsa bëhet me diej se situata është përshkallëzuar deri në përplasje fizike duke lënë pas një efektiv të lënduar.
Pavarësisht përplasjeve me efektivët qytetarët kanë vijuar me rezistencën e tyre ndaj tyre, duke u ulur këmbëkryq para Kryeministrisë. Po ashtu bëhet me dije se një efektiv ka mbetur i lënduar nga përplasjet me qytetarët.
Teksa përballja mes bluve dhe protestuesve vijon të jetë e ashpër, ndërsa dëgjohen dhe të ofendime nga të pranishmit, mësohet se disa persona janë shoqëruar nga Policia.
"Ia q*** të gjithë rob" dëgjohet një qytetar i pranishëm.
Që pas momentit kur u kërkua zhbllokimi i godinës, janë raportuar përplasje të ashpra mes qytetarëve dhe efektivëve që janë në krye të detyrës. Prania e Edi Ramës në zyrën e tij është marrë si provokim nga ana e qytetarëve të cilët mbrëmjen e sotme zgjodhën që të "zënë rrënjë" para Kryeministrisë duke lënë brenda kreun e qeverisë së bashku me zyrtarë të tjerë që thuhet se janë pranë tij.

