Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Qytetarët sfidojnë Ramën: Dil dhe përballu me ne! Prezenca e kryeministrit u mor si provokim, protestuesit "nuk bëjnë pas"

Shkruar nga Newsbomb
Qytetarët sfidojnë Ramën: Dil dhe përballu me ne! Prezenca e
Pamje nga protesta e 94-të para Kryeministrisë

Teksa qytetarët vijojë të qëndrojnë vetëm pak metra larg nga hyrja ballore dhe anësore të zyrës së kryeministrit Edi Rama, prania e këtij të fundit ditën e sotme në Kryeministri, në momentin kur prej 94- ditësh vijojnë protestat qytetare, është marrë si provokim nga ana e qytetarëve.

Për rrjedhojë qindra qytetarë, mbrëmjen e sotme zgjodhën që të "zënë rrënjë" para Kryeministrisë duke lënë brenda kreun e qeverisë së bashku me zyrtarë të tjerë që thuhet se janë pranë tij. Ndërsa njëzëri dëgjohen duke brohoritur me ofendime ndaj kryeministrit: Edi Rama të q***** robt!

Ashtu siç e kishin paralajmëruar, shtatori dhe tetori do të organizohen më ndryshe nga protestat e mëparshme, derisa të plotësohen kërkesat e protestuesve, në mesin e të cilave kryeson dhe kërkesa për ndryshim rrënjësor të klasës politike. Me këmbëngulje, protestuesit vijojnë me rezistencën e tyre, ndërsa njëkohësisht të gjithë bashkë i bëjnë thirrje kreut të qeverisë që të zbresë e të përballet me to si dhe të japë dorëheqjen.

Sa i përket prezencës së sotme të Ramës në Kryeministri, që u bllokua nga qytetarët, akoma nuk dihet e sigurt nëse kreu i qeverisa ka arritur të dalë nga zyra e tij apo jo. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që kryeministri të ketë dalë nga zyra e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese