Pas solidaritetit të BE-së dhe NATO-s me Berlinin për incidentin me dron në Leipzig, ka ardhur edhe reagimi i Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama ka shprehur mbështetjen e plotë për Gjermaninë, pas tentativës për sulm me dron të pajisur me eksploziv në Aeroportin e Leipzig. Ngjarja, të cilën qeveria gjermane e cilëson si sulm hibrid rus, ka rritur tensionet mes Berlinit dhe Moskës.
Në një reagim në rrjetet sociale, Rama e ka cilësuar incidentin si agresion të drejtpërdrejtë jo vetëm ndaj Gjermanisë, por ndaj gjithë sigurisë evropiane. Ai ka shprehur mbështetje për kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe për popullin gjerman.
"Një dron që transportonte eksplozivë në Aeroportin e Leipzig/Halle nuk është një zonë gri. Është një akt agresioni rus kundër Gjermanisë dhe kundër sigurisë së Evropës, siç e bën të qartë vetë Qeveria Gjermane tani. Solidaritet i plotë me mikun tim Friedrich Merz, Qeverinë Gjermane dhe popullin gjerman. Kancelari ka të drejtë të përgjigjet me qartësi dhe forcë. Lufta hibride nuk mund të shpërblehet me hezitim. Shqipëria qëndron fort me Gjermaninë, Ukrainën dhe të gjithë aleatët tanë në NATO. Ne jemi më të fortë kur veprojmë si një i vetëm.", shkruan Rama.
A drone carrying explosives into Leipzig/Halle Airport is not a grey zone. It is a Russian act of aggression against Germany and against the security of Europe, as the German Government itself now makes clear.
— Edi Rama (@ediramaal) September 1, 2026
Full solidarity with my friend @_FriedrichMerz, the German Government…

