Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Drejtoresha e Përgjithshme e APR përvesh mëngët dhe i futet punës për pastrimin e Lumit të Tiranës, mesazhi për banorët: Mbrojeni natyrën për veten tuaj!

Shkruar nga Newsbomb
Drejtoresha e Përgjithshme e APR përvesh mëngët dhe i futet
Julinda Dhame, drejtoresha e APR

Julinda Dhame ka përveshur mëngët dhe i është futur punës në Lumin e Tiranës duke pastruar mbeturinat e lëna përreth nga banorët e zonës. Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit u bën thirrje qytetarëve që të përpiqen maksimalisht për të ruajtur natyrën.

Ajo tregon se përmes së Bashkisë së Tiranës është bërë e mundur mbjellja e shumë pemëve, duke implementuar dhe sistemin e vaditjes, por këtë të fundit banorët e kanë shkatërruar. Me doreza në duar dhe thesin e plehrave në krahë, Dhame ka një mesazh për të gjithë ata që jetojnë aty:  

“Kam 11 vite në bashki, kam 11 vite që pastroj në këtë zonë. Të paktën, mirë që s’u vjen keq për vete gjithë këta që jetojnë këtu, normalisht nuk duhen lënë të tjerët të hedhin plehrat.

Të paktën për këta njerëz që vijnë dhe pastrojnë gjithë këto vite, të paktën për këta. Ndërkohë kemi mbjellë gjithë këto pemë, kemi bërë sistemin e ujitjes, sistemin e ujitjes e kanë bërë copë-copë”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese