Duket se marrëveshja mes forcave politike në Kosovë për zgjedhjen e Bekim Sejdiut si President të Republikës po dështon.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të forcës politike që ai drejton, ka deklaruar se gjashtë deputetë të partisë, përfshirë ish-kryeministrit Avdulla Hoti, kanë vendosur të mos mbështesin kandidaturën e Sejdiut.
Abdixhiku deklaroi se deputetët nuk kanë pranuar të respektojnë vendimin e Kryesisë së LDK-së,për mbështetjen dhe nominimin e Sejdiut për postin e kreut të shtetit.
Sipas kreut të LDK-së ky vendim i deputetëve mund të ketë pasoja për Kosovën dhe mund ta dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme.
“Me keqardhje, gjashtë deputetë të LDK-së kanë vendosur të mos e respektojnë vendimin e kryesisë së LDK-së. Ata kanë deklaruar se nuk e votojnë kandidatin e propozuar. Konsideroj se shkaktojnë dëm dhe e dërgojnë vendin në zgjedhje.
Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Janina Ymeri, Armend Zemaj, Kujtim Shala dhe Arben Gashi”, deklaroi Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha Abdixhiku pas mbledhjes së Grupit Parlamentar.
