Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Transportit Ndërqytetas, Kostandin Foni i ka bërë thirrje qeverisë që të marrë masa dhe të pranojë kërkesat e tyre. Foni ka kërcënuar se nëse plotësohen kërkesat e shoqatës që ai drejton, do të ulë deri në 50% numrin e autobusëve.
“Në rast se nuk reagojmë për një 1 javë, operatorët janë të detyruar të ulin në 40 apo 50 përqind në mënyrë që të mos shkojnë drejt degradimit dhe mbylljes.”, u shpreh ai.
Më tej Foni ka listuar kërkesat e shoqatës, ku përfshihen heqja e akcizës së karburantit, ndryshimin e çmimit të biletës dhe heqjen e taksës së qarkullimit te litri i karburantit,
“Ne kemi kërkuar heqjen e akcizës së karburantit. Për sa kohë legjislacioni që kemi për disa sektorë, e ka që mund ta heqë akcisën te karburanti e ka të mundur a bëjë, përse për këtë sektor jo. Operatorët nuk mund ta ndryshojën çmimin e biletës pa një vendim të këshillit bashkiak për transportin qytetar dhe pa një vendim të këshillit të ministrave për transportin interurban. Kemi kërkuar heqjen e taksës së qarkullimit te litri i karburantit“, theksoi ai.
