“Mirë se të gjeta, Shqipëri!” Ambasadorja e re e BE-së nis misionin në Tiranë (VIDEO)
“Mirë se të gjeta, Shqipëri!” Me këtë përshëndetje në gjuhën shqipe, ambasadorja e re e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka nisur misionin e saj në vendin tonë.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale nga Tirana, Moreira de Sousa shpreh mbështetjen e Bashkimit Europian për rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit, ndërsa vlerëson mikpritjen dhe bukuritë e vendit.
“Krenare që nis misionin tim si Ambasadore e re e BE-së në Shqipëri. Mbështetja e rrugëtimit të vendit drejt Bashkimit Evropian do të jetë në qendër të misionit tim dhe mezi pres të punoj me të gjithë ju për arritjen e këtij qëllimi”, shkruan ambasadorja krahas videos.
Mesazhi i parë i ambasadores së re të delegacionit të BE në Shqipëri pic.twitter.com/s39c9oIGrz
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) September 4, 2026
Tragjedi në Greqi, rrëzohet avioni luftarak Phantom, humbin jetën dy pilotë (VIDEO)
Pas urimit për jetëgjatësinë e qeverisë, Meloni i përgjigjet Ramës: Miku im gati për rrugën në BE
Kush është njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë
- 22:01 Rama viziton Himarën pas zjarrit: Çfarë s’na vret na bën më të fortë (VIDEO)
- 21:54 Bilanci zyrtar i zjarrit në Himarë: Prefektura e Vlorës: 5 banesa të djegura, 36 persona të evakuuar
- 21:50 Vrasja e 65-vjeçarit në Mirditë, avokati Ibraj: Policia të mbikëqyrë familjet e përfshira në gjakmarrje
- 21:26 Fqinjët rrëfejnë atentatin ndaj Viktor Bardhit në Mirditë: Makina blu e ndiqte nga pas, dëgjuam breshërinë
- 21:08 Eksperti zbulon shifrën tronditëse: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri
- 21:00 Witkoff dhe Kushner përballë Putinit në Moskë, Trump: Kanë një propozim për t’i dhënë fund luftës