• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
JavanewsJavanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
JavanewsJavanews
Home Kryesoret

Inkuizitori i Madh i Dostojevskit dhe një shfaqje teatrale që Tirana duhet ta ndjekë!

by Ermal Peçi
05/09/2026 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ermal Peçi

Tirana po bëhet çdo ditë e më shumë një qytet me kulla, por, fatkeqësisht, jo gjithmonë një qytet më i pasur shpirtërisht. Një kryeqytet me ndërtesa që ngrihen drejt qiellit, por që ende kërkon hapësira ku shpirti i qytetit mund të gjejë veten.

Kemi dy apo tre teatro të vegjël, por ende na mungon një shtëpi e madhe, e denjë dhe e ngrohtë për teatrin. Ndoshta pikërisht për këtë arsye, çdo fundjavë pres me padurim një shfaqje që të bëjë të mendosh, të frymëzojë, të bëjë të qeshësh, të qash dhe, mbi të gjitha, të përballesh me pyetje të mëdha morale.

E tillë ishte edhe shfaqja e djeshme, “Inkuizitori i Madh”, me regji të Xhino Musollarit, në Teatrin Metropol të Tiranës, e cila po shfaqet datën 5 dhe 6 shtator.

Një orë e tridhjetë minuta që të mban të mbërthyer. Një kast aktorësh të rinj e të talentuar, që përcjellin emocion, tension, dilema dhe mesazhe që nuk përfundojnë me uljen e perdes.

“Inkuizitori i Madh” është shkëputur nga “Vëllezërit Karamazov”, një prej veprave më të mëdha të Fjodor Dostojevskit. Ndoshta është pikërisht bota e trazuar e familjes Karamazov ajo që i jep kësaj shfaqjeje një thellësi të veçantë.

Një familje e përfshirë nga konfliktet, pasionet, xhelozitë, dëshirat dhe intrigat. Një baba dhe tre djem, secili me botën e vet shpirtërore, përballë dashurisë, besimit, pasurisë dhe së keqes.

Në këtë familje, marrëdhëniet nuk janë thjesht marrëdhënie gjaku. Ato bëhen një betejë mes pasionit dhe arsyes, mes besimit dhe dyshimit, mes dëshirës për të qenë i lirë dhe nevojës për t’u mbështetur te dikush tjetër.

Pikërisht këtu shfaqet Inkuizitori.

Në qendër të tij qëndron një prej debateve më të fuqishme filozofike të letërsisë: liria e njeriut, besimi, pushteti, frika dhe tundimi për t’ia dorëzuar dikujt tjetër përgjegjësinë e zgjedhjes.

Inkuizitori beson se njeriu nuk e përballon dot peshën e lirisë. Se përballë pasigurisë, njeriu mund të zgjedhë sigurinë. Mund të zgjedhë bindjen. Mund të kërkojë dikë që të mendojë dhe të vendosë në vend të tij dhe kjo është ajo që e bën shfaqjen kaq aktuale.

Inkuizitori nuk flet vetëm për një kohë të largët. Ai flet për njeriun e sotëm. Për shoqëritë që kërkojnë siguri në këmbim të lirisë. Për pushtetin që ushqehet me frikën. Për tundimin për t’u nënshtruar, vetëm që dikush tjetër të marrë përsipër barrën e zgjedhjes.

Në çdo minutë, aktorët arrijnë ta përcjellin këtë konflikt te publiku. Në rolin kryesor, Marius Dhrami, si Ivan Fjodoroviç Karamazov, i jep shfaqjes një intensitet të veçantë. Interpretimi i tij e sjell dilemën e Ivanit jo thjesht si një debat filozofik, por si një përplasje të brendshme njerëzore.

Edhe pjesa tjetër e kastit është premtuese. Do të veçoja veçanërisht mikun tim  Erd Kullollin, në rolin e Pjotr Aleksandroviç Miusovit, i cili me interpretimin e tij dhe sidomos me përdorimin e trupit, posturës dhe gjesteve arrin t’i përcjellë publikut emocionin e nevojshëm edhe përtej fjalëve. Teatri i mirë nuk është vetëm ajo që dëgjon. Është edhe ajo që ndien dhe “Inkuizitori i Madh” të bën të ndiesh.

Të bën të mendosh për familjen, për besimin, për pushtetin, për lirinë, për frikën dhe për marrëdhënien tonë me tjetrin.

Por ndoshta forca më e madhe e kësaj shfaqjeje qëndron pikërisht te kontrasti: përballë gjithë kësaj errësire, intrigave, konflikteve dhe dyshimeve, mbetet një dritë.

Një përgjigje që nuk vjen nga pushteti. As nga frika. As nga nënshtrimi, por nga njeriu. Kur  perdja po bie, Aliosha na lë me një fjali që tingëllon si një përgjigje e thjeshtë për gjithë atë botë të ndërlikuar që sapo kemi parë: “Dashuria, vëlla, është përgjigjja.”

Ndoshta ky është edhe magjia e teatrit. Të hysh në sallë me pyetje dhe të dalësh me një besim të ri: se edhe përballë frikës, dhimbjes, konfliktit dhe errësirës, ekziston një forcë që mund t’i kapërcejë të gjitha.

Dashuria nuk e ndryshon vetëm njeriun. Ajo mund të ndryshojë edhe botën dhe kur dritat fiken, ndoshta kjo është e vetmja përgjigje që ia vlen ta marrim me vete.

Dashuria, vëlla. Dashuria është përgjigjja!

Next Post
Meloni e uroi për fitoren, Rama: Faleminderit motër, më e mira për dy vendet tona ende nuk ka ardhur

“Marrëdhënia e sinqertë ka forcuar dy vendet tona”- Rama e përgëzoi për rekordin e qeverisjes, mesazhi i Melonit: Miku im, krenare për rrugëtimin drejt BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

September 5, 2026
Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

September 5, 2026
Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

September 5, 2026
I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

September 5, 2026
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

September 5, 2026
Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

September 5, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

September 5, 2026
Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

September 5, 2026
“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

September 5, 2026
“Bëni kujdes me shpenzimet”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com