Gjuajti me armë në aheng familjar, ndalohet një person në Prishtinë
30.8.2026 - 08:55
Një person është ndaluar dje me 29.08.2026 në Prishtinë, pasi dyshohet se kishte gjuajtur me armë gjatë një ahengu familjar.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga i dyshuari është konfiskuar arma pistoletë me gaz dhe 31 copë gëzhoja.
“I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.