Temperaturat e larta, kufizohet qarkullimi i mjeteve të transportit të mallrave me mbi 20 tonë
31.8.2026 - 10:21
Mjeteve të transportit të mallrave me mbi 20 tonë, sot (31.08.2026) u ndalohet qarkullimi nga ora 11:00 deri në orën 17:30 .
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se kufizimi do të ndodhë për shkak të parashikimit të temperaturave për ditën e sotme që do të jenë prej 32°C ose më shumë.
Ndërsa në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse nuk ka kufizime të qarkullimit.
“Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore. Lusim operatorët dhe ngasësit që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.” – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.