E martë, 15 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarri në Levan, ministri Nufi mbërrin në terren

Ilustrim · Vizion Plus

Gjatë mbrëmjes së sotme, në Levan ka qenë i pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili ka ndjekur nga afër situatën e krijuar nga zjarri në zonë.

Ministri është informuar për përhapjen e flakëve, situatën në terren dhe masat e marra nga strukturat e emergjencave për të mbajtur nën kontroll vatrat e zjarrit dhe për të garantuar sigurinë e banorëve.

Pavarësisht se zjarri vijon të jetë aktiv, aktualisht nuk raportohet rrezik për banesat, ndërsa strukturat janë të pozicionuara në terren dhe po monitorojnë situatën.

Taulant Halili
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh