Zjarret në disa zona të vendit, FA në terren për shuarjen e flakëve, evakuohen 10 familje në Fier

Forcat e Armatosura vijojnë prej orëve të para të ditës angazhimin në terren për përballimin e situatës së zjarreve në disa zona të vendit.
Dhjetëra efektivë, mjete zjarrfikëse dhe helikopterë të Forcës Ajrore janë përfshirë në operacionet për shuarjen dhe izolimin e vatrave, ndërsa në qarkun Fier janë evakuuar 10 familje.
Sipas ministrit të Mbrojtjes, efektivët e FA vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë, në mbështetje të komuniteteve dhe strukturave që po përballen me zjarret.
“Që prej orëve të para të ditës, efektivët e Forcave të Armatosura vijojnë angazhimin e pandërprerë në terren, në mbështetje të operacioneve për shuarjen dhe vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit në disa zona të vendit.
???? Në qarkun Fier, në fshatin Drizë-Radostinë, bashkia Fier, janë angazhuar 55 efektivë të FA, të mbështetur nga 2 helikopterë të Forcës Ajrore, ndërsa 10 familje janë evakuuar.
???? Në Njësinë Administrative Ungrej, bashkia Lezhë, janë angazhuar 80 efektivë të FA dhe 1 helikopter i Forcës Ajrore.
???? Në fshatin Qinam, Zall-Herr, janë angazhuar 5 automjete zjarrfikëse të FA dhe 1 helikopter i Forcës Ajrore. Zjarri konsiderohet i fikur.
???? Në Dajt, vijon angazhimi me 30 efektivë të FA dhe 1 helikopter të Forcës Ajrore.
???? Në Mallunxë, Mat, janë angazhuar 30 efektivë dhe 1 automjet zjarrfikës i FA. Aktualisht nuk ka rrezik për banesat.
Forcat e Armatosura vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë dhe në mbështetje të komuniteteve, aty ku nevojitet”, shkruan ministri Nufi.
/vizionplus.tv




