75 Mall Live Search
08:55 / E Shtunë, 05 Shtator 2026 / B XH

Një person gjendet pa shenja jete në rrugën “Agim Ramadani”, policia nis hetimet

Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmë në rrugën Agim Ramadani afër një staconi të autobusit në Prishtinë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor si dhe ekipi i mjekëve të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Raporti i policisë:

HETIM MBI VDEKJEN

Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 04.09.2026-19:41. Është raportuar se në stacionin e autobusëve në rrugën e lartcekur është gjetur një person mashkull kosovar pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor si dhe ekipi i mjekëve të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.