Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

1 Gusht 2026, 21:35Sociale TEMA
Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet,

Dy ditë pas zjarrit të fuqishëm që përfshiu një magazinë, në Shkozet dhe la pa energji të gjithë Durrësin, situata vijon të mbetet problematike.

Vatra të izoluara riaktivizohen vazhdimisht, duke çliruar tym toksik që përhapet në zonën përreth. Më të prekurat janë familjet që jetojnë pranë objektit të djegur.

Familja Hoxha, banesa e së cilës ndodhet ngjitur me magazinën, ka pësuar dëme nga flakët. Për të, kjo është goditja e dytë brenda vitit, pasi në janar shtëpia u dëmtua edhe nga përmbytjet. Në asnjë rast nuk ka pasur dëmshpërblim .

Banorët shprehen të shqetësuar jo vetëm për dëmet materiale, por edhe për tymin toksik që vijon të mbulojë zonën. Forcat zjarrfikëse vazhdojnë të ndërhyjnë herë pas here për shuarjen e vatrave që aktivizohen nën mbetjet e djegura. Sipas të dhënave në terren, në magazinën e përfshirë nga flakët ndodheshin goma automjetesh, materiale plastike dhe fishekzjarre, që favorizuan përhapjen e zjarrit dhe shtuan ndotjen e ajrit.

Një ditë më parë policia arrestoi pronarin 38-vjeçar të objektit të marrë me qera për aktivitet ekonomik. Ai dyshohet se i vuri zjarrin disa kartonave jashtë magazinës, por flakët dolën jashtë kontrollit. Zjarri dogji dhe një tjetër objekt të marrë me qera afër magazinës, si dhe dëmtoi linjën 110 kilovolt që kalon mbi magazinë dhe banesa. Hetimet vijojnë.

 

3 Komente

  1. Y
    YxxxxxxxXyyyyyyxxxx

    Në zona të planifikuara dhe ndërtuara për aktivitete industriale dhe magazinime të çdo lloj natyre, është gabimi më i madh të ketë ose të ndërtohen rezidenca apo objekte banimi. ....... ...... Idiotlliku i politikës shqiptare, në shumë raste, ka bërë dhe bën, që në zona të tilla edhe të legalizohen objekte banimi të ndërtuara nga popull i ardhur nga zona të thella, të cilët ndërtuan pranë këtyre zonave edhe sepse kishin materal ndërtimi rrethanor dhe pasojat shifen, si nga permbytjet, ndotja e ambientit etj.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Km

      Jo vetem keto qe thote YX, por ne afersi dhe nen linjat e tensioni te l'arte, prane nenstacioneve elektrike te ketij niveli, NUK lejohet te ndertohen magazine, objekt e banimi etj. Ai banori jo vetem prane stacionit dhe lines se tensioni, por edhe prane kanalit kulles paska ndertuar dhe kerkon demshperblim nga shteti. Ata duhet te demshperblejne shtetin sepse Kane prishur veprat publike si kanalin kulles.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Ku je o Rame dil e shaj......

        Idiotese alla shqiptareshe magazina por cfare magazinash te mbushura me fishekzare e ku i dihet cfare mutin tjeter, licensohen brenda zonas se banimit, ne cdo vend te Botes magazinat nuk jane bashke me shtepite e banimit por vecmas tyre. Po ja qe Kumbari Ed Palloshi i i Gjate i Lubise nuk e ka perfshire ndertimin e ketyre magazinave ne "Albanian Files" se jane nje deri ne dy kate dhe nuk i sjellin fitim atij, ai merret me kar-kitekte si me japonezin SUSHI me i mire ne Bote per te gjitha kohrat qe ploteson deshirat e tij per Kulla e Resorte ku cdo njeri prej tyre per cdo kulle merr 5 milion eruro shperblim.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje