Hyri në “vorbullën” e FIFA-s për shitjen e Botërorit, kush është Joshua Kushner? Investitori miliarder, vëllai i dhëndrit të Trump, por kundërshtar i tij

1 Gusht 2026, 22:05Sport TEMA
Hyri në “vorbullën” e FIFA-s për shitjen e

Emri i investitorit amerikan Joshua Kushner është në qendër të vëmendjes ndërkombëtare pas raportimeve se ai dhe fondi i tij i investimeve mund të jenë pjesë e një marrëveshjeje shumë miliardë dollarëshe për blerjen e një pjese të të drejtave komerciale të FIFA-s, kryesisht Botërorin.


Sipas këtyre raportimeve, fondi Thrive Eternal, i themeluar nga Kushner, është investitori kryesor në një projekt të propozuar nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, për krijimin e një entiteti të ri komercial që do të menaxhonte të drejtat më fitimprurëse të organizatës.

Megjithëse marrëveshja ka shkaktuar debat të gjerë në botën e futbollit dhe nuk është konfirmuar zyrtarisht në të gjitha detajet e raportuara, interesi është përqendruar te Joshua Kushner, një prej emrave më të njohur të kapitalit sipërmarrës në Shtetet e Bashkuara.

Joshua Kushner, 41 vjeç, është themeluesi i kompanisë së investimeve Thrive Capital, të cilën e krijoi në vitin 2009, kur ishte vetëm 25 vjeç. Ai është gjithashtu vëllai i Jared Kushner, dhëndri i presidentit Donald Trump.

Brenda pak më shumë se një dekade, Joshua Kushner, e ka shndërruar kompaninë në një nga fondet më të rëndësishme të investimeve në teknologji, duke menaxhuar asete me vlerë mbi 60 miliardë dollarë.

Karriera e tij është ndërtuar kryesisht mbi investimet në kompani teknologjike me potencial të lartë rritjeje. Thrive Capital ishte ndër investitorët e hershëm në Instagram, pak para se platforma të blihej nga Facebook në vitin 2012.

Më vonë, kompania investoi në gjigantë të teknologjisë si OpenAI, Stripe dhe Spotify, ndërsa Joshua Kushner ishte gjithashtu bashkëthemelues i kompanisë së sigurimeve shëndetësore Oscar Health.

Në portofolin e investimeve të tij bën pjesë edhe Skims, marka e veshjeve e themeluar nga Kim Kardashian, e cila është shndërruar në një prej kompanive më të vlefshme në industrinë e modës.

Për të zgjeruar aktivitetin përtej sektorit të teknologjisë, Kushner krijoi edhe Thrive Eternal, një fond investimesh afatgjata që synon të blejë pjesëmarrje në kompani dhe organizata të mëdha sportive, mediatike dhe të argëtimit. Pikërisht ky fond është përmendur në raportimet që lidhen me projektin e propozuar të FIFA-s.

Joshua Kushner është vëllai më i vogël i Jared Kushner, ish-këshilltar i lartë në administratën e parë të Donald Trump dhe bashkëshort i Ivanka Trump. Megjithatë, ndryshe nga vëllai i tij, Joshua ka mbajtur një profil të ndryshëm politik dhe publik.

Ai është regjistruar si votues demokrat dhe ndër vite ka mbështetur financiarisht iniciativa dhe kandidatë të Partisë Demokratike, si dhe kauza të ndryshme progresive në Shtetet e Bashkuara. Për këtë arsye, përfaqësuesit e Thrive Capital kanë hedhur poshtë spekulimet se përfshirja e tij në projektin e raportuar të FIFA-s ka lidhje me administratën Trump apo me ndikime politike.

Në jetën private, Joshua Kushner është i martuar me supermodelen dhe sipërmarrësen Karlie Kloss. Çifti ka dy fëmijë dhe prej vitesh konsiderohet ndër çiftet më të njohura në qarqet e biznesit dhe industrisë së modës në SHBA.

Emri i Kushner është bërë pjesë e debatit ndërkombëtar pasi raportimet pretendojnë se fondi i tij do të udhëhiqte investimin në një strukturë të re të quajtur FIFA Forward Enterprise (FFE). Sipas këtyre raportimeve, entiteti do të menaxhonte të drejtat televizive, sponsorizimet, licencimin, shitjen e biletave dhe aktivitetet e tjera komerciale të Kupës së Botës, ndërsa FIFA do të ruante shumicën e aksioneve.

Propozimi ka hasur në kundërshtime të forta nga drejtues të futbollit evropian, të cilët kanë shprehur shqetësimin se përfshirja e investitorëve privatë në menaxhimin e të drejtave komerciale mund të ndryshojë mënyrën e funksionimit të futbollit ndërkombëtar dhe të krijojë presion për rritjen e fitimeve në dëm të interesit sportiv.

Ndërsa debati vazhdon, Joshua Kushner mbetet një nga figurat më të rëndësishme të kapitalit sipërmarrës amerikan, me ndikim të madh në industrinë e teknologjisë dhe investimeve. Përfshirja e tij e mundshme në një projekt të lidhur me FIFA-n ka sjellë edhe një herë në qendër të vëmendjes karrierën, investimet dhe profilin e tij publik.

 

19 Komente

  1. c
    cc

    Ky dhe Jaredi ti gezojne ato miliarda, por kete Sazanin tone le tua lene ta gezojne shqiptaret, Amerika ka mjaft ishuj qe keta fale parave dhe pushtetit mud ti blejne apo ti marrin dhurate, por ne vetem nje ishull kemi ,

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vezhguesi F

      Ky duket qe ne fytyre sa shkerdhate eshte. Uroj qe t'ia fusin edhe vellait te tij same shpejt.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

        O ti Car Cari (cc). Nuk na the, çfare i ke gezuar Sazanit ti deri tani, perveç se mund te jesh shkuar te shohesh mbeturinat e repartit ushtarak te kohes se Enverit. Po qe se te merr malli per reparte.ushtarake, shko ne Zall Herr. Megjithëse nuk e di çfarë i gezon ti germadhave te reparteve ushtarake. Po ty shqipetarët t'a vodhen Ksamilin dhe t'a bene te neveritshëm. Dhe pastaj i luteni Ramës të bëjë diçka. Vetë vlonjatët presin të investohet ne Sazan e Zvernec. Sepse investimi e ve Vloren ne qender te Adriatikut dhe Jonit. Ndersa skerbythjet e Selfo Qorrit dhe Saliut e kane mendjen tek Rama.

        Përgjigjjuni
      2. T
        Trapi

        Eshte Qifuti I qelbun qe e fisin koken gjiandej,Eshte mire ta bleje gruan e Trapit Melanomen,pastaj grate writers nxjerre ne shitje,ku te gjithe lojtaret ti shkerdhejne grate question qifute.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aleko

          .meso te shkruash me drejtshkrim. Pastaj futju mesmeve te edukates dhe etikes se ... .mesa shoh, qenke per te te qare hallin .( e kuptove? apo do ndihme?,)

          Përgjigjjuni
          1. A
            Alekokaris

            Aleko i paske qr te shkruarit vete. Me mire ka shkruajtur ai se sa ti!

            Përgjigjjuni
          2. H
            Hej, ç'na ka gjetë me marksistat islamikë

            O ti budall komunist Islamik i Albin Babës. Po ty mër kodosh e bir kodoshi, a nuk t'ka thanë Allahi mos me u ba pervers, mos e marrë neper gojë me gratë e t'tjerve se bahesh pis burrë? Vetë Muhameti, ç'aj profeti jot, nuk i ka perndjekë izraelitët, madje ka ndale arabt me i perndjekë, dhe u ka thanë lejini të lirë me ba tregëti, e ne po marrin veç taksa. Ku e ke gjetë ti mër Albinisto-salisto-komunisto-katunar analfabet ket punën "Qifutëve", se si pervers që je, i bane izraelitët "qi e fut". Budall me brina.

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zelenski

              Ja dhe Rusi i maskuar qe mundohet te na percaje e na flet keq per Islamin. Uroj qe te te gjejne sa me shpejt o i felliqur e te ta cajne ballin. Juve rrace muti qe jeni vetem nje perzierje e mbetjes se perandorise mongole, keni marre fund dhe fundi po vjen shpejt. Ukraina po ua can ballin dite per dite. Ne Shqiptaret per mire a po per keq kemi 3 Fe qe besojne ne te njejtin Zot. Dhe neve jemi Shqiptare e nuk percaemi nga feja sic po ben ti mor i degjeneruar. Slava Ukraina.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Trapi

                Islami ta skerdhefte fisin,farefisin,nonen tende qifute,motren tende greqkirre,varrin e stergjyshve ku i ke.Qifutet e qelbun ta maren shipnin perpara syve Dhe nuk ben asgje.O rrot Karri,Islami sta ka mare Shipnin po qifutet e qelbun,

                Përgjigjjuni
              2. R
                Rama Beridha në burgë

                Pse mis ti bienë dollarët në Shqipëri Ata që do vinë atje do harxhojnë para në gjithë Shqipërin në alpe e në bregdetë Bota është vëmëndje dhe konsumë Shqipëtarët janë edhe të zgjuarë edhe trima Mos i mbyllni mundësit Tjetër gjë korupsioni qeveritar

                Përgjigjjuni
              3. T
                Tekniku

                Qekur thua qifute dihet se nje derr maloku qe Ben te mencurin kur nuk di asgje me ate fjalor bjeshke

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Holy justice

                  Plehra cifute qe desh i hengren dhe do i hane koken Amerikes! Ndaj AMERIKANE ruhuni dhe qerojini cifutet nga udheheqja ekonomike e politikr e USA e botes. Neser eshte vone dhe keq!

                  Përgjigjjuni
                  1. d
                    dominus

                    Zoti i ketyre eshte $$$ ! Djaj anti Krishti !

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dominus Qorristicus Communisticus

                      Wow! Deri në SHBA paskan shkuar trimat e Selfo Qorrit. O ti cope injoranti. Po vetë Krishti mor budall. Po e jëma Maria mor budall? A nuk ishin izraelitë njesoj si ky? A nuk vinte Krishti vetë nga nje familje e pasur izraelite, pasardhes i mbretit David?

                      Përgjigjjuni
                      1. Z
                        Zelenski

                        Ve bast qe ti je nje Rus i paguar. Dominus nuk foli gje per Izraelitet, por ti po flet. Mos harro qe Krishtin qe kur lindi, ishte vete mbreti i Izraeliteve Erodi, deshte ta vriste. Dhe kush ishin ata qe votuan per te vrare Krishtin dhe liruan nje vrases, ishin po Izraelite edhe at. Keshtuqe more Rus i ndyre ka edhe Izraelite te mire, por ka edhe te keqinj. Sic ka edhe Rus te mire, por ti je rrace e ndyre.

                        Përgjigjjuni
                    2. K
                      Klimax

                      Paraja dhe korrupsioni nuk ka ngjyra politike, nuk ka ideologji! Për të fituar e kontrolluar sa më shumë pushtet këta baskëpunojnë edhe me Djallin!

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Trapajane hesapi

                        Ne kete vorbull te kupes se florinjte te botes eshte vete Trapi. Nese ju kujtohet deklaratave e tij se "I fantino eshte kandidaturen e pershtatshem per president te SHBA". Pra I krehu bishti per pazaret e bera mes njerezish te korruptuar.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Ariu

                          Keta jane miqet e DONE, qe te jatin e keteje e nzorri prej burgut , e emeroje ambasdor ne France, te pasurite hajdute , perfitojne gjithmon. Si SPAK ketu ashte vegel e Rame grabitesi, e Berishes te dale boja, vdekje hajduteve te popullit te thjeshte AMEN.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            ASAP

                            Unë kam një gje konkrete.☻Kam shum kohe që akuzoj Kash Patel drejtor i FBI USA dhe APPRENTICE_N e tij C.W. shefi i zbatimit të ligjit te qytetit ku unë banoj për : -për deep state, 8 përpjekje per te me vrare dhe 6 perpjekje per te me goditur me makine......☻ Zoti President Donald Trump , gjeni nje mundsi për të më takuar , të të jap laptopin im dhe 2 smartphone, por nuk duhet të takohemi në adresën ime, sepse adresa ime në çdo moment mund të shpërthej nga gjenerimi me AI ne distancë ( gjeneruar nga C.W. dhe tutori i tij Kash Patel).

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje