Zjarri në Halilaj të Krujës hyn në ditën e 11-të, vatrat mbeten ende aktive

1 Gusht 2026, 13:15Kronika TEMA
Zjarri në Halilaj të Krujës hyn në ditën e 11-të,

Zjarri pranë fshatit Halilaj në Krujë vijon të jetë aktiv edhe në ditën e 11-të, ndërsa disa vatra ende nuk janë neutralizuar plotësisht.
Forcat zjarrfikëse të Krujës po punojnë herë pas here për izolimin e vatrave të zjarrit pranë vendgrumbullimit të mbetjeve, por ndërkohë janë shfaqur edhe vatra të reja në zonë.

Pak ditë më parë, në përpjekje për shuarjen e plotë të zjarrit, ndërhynë edhe forcat ushtarake, të cilat përdorën mjete transporti për dërgimin e dherave dhe mbulimin e zonave të prekura nga flakët.
Situata po monitorohet vazhdimisht për të parandaluar përhapjen e flakëve dhe për të minimizuar pasojat në zonën përreth.

2 Komente

  1. I
    Iraniani me adrese fallco.

    Do kete dore Irani.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demokrati I 91

      Si ka mundesi qe digjet ne Kruje dhe keyetari i pd A Kalaja fle gjume

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje